Zyrtari i LDK-së: Vuçiç gjatë vizitës në Kosovë derdhi ‘lot krokodili’ për viktimën e tij të radhës

Aktuale

Zyrtari i LDK-së: Vuçiç gjatë vizitës në Kosovë derdhi ‘lot krokodili’ për viktimën e tij të radhës

H.Orana Nga H.Orana Më 22 janar 2018 Në ora: 10:53
Pamje nga vizita e Aleksandër Vuçiç në Kosovë

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj në një postim në Facebook ka thënë se i mbetet organeve të drejtësisë të hetojnë rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, mirëpo fajtor kryesor për krijimin e rrethanave të tilla janë politikat e Beogradit.

Sipas tij, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç gjatë vizitës në Kosovë derdhi ‘lot krokodili’ duke vajtuar viktimën e tij të radhës.

Postimi i plotë:

HIPOKRIZIA E NJË VIZITE!

Dorasi ndaj Oliver Ivanoviqit mund të jetë cilido, dhe kjo tanimë është çështje e organeve të rendit e sigurisë. Megjithatë, fajtori kryesorë për krijimin e rrethanave dhe klimës së favorshme politike për veprime të tilla janë padyshim politikat shumëvjeçare destruktive e destabilizuese të Beogradit. Këto politika krijuan, në veri të vendit posaçërisht, një ambient krejtësisht të pasigurt, mungesë të plotë të sundimit të ligjit, si dhe një strehë absolutisht të pacenueshme për krimin e për kriminelët! Hipokrizisë së gjithë kësaj tragjedie i vihet kapaku me vizitën e përgjegjësit kryesor për gjithë këtë gjendje të trishtë në veri, Aleksandar Vuçiq, i cili me lot krokodili edhe vajtonte viktimën e tij të radhës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat