Zgjedhjet në VV, dalja në votim 33.83 %, Kurti morri 98.82 % të votave

Aktuale

Zgjedhjet në VV, dalja në votim 33.83 %, Kurti morri 98.82 % të votave

Më: 22 janar 2018 Në ora: 13:57
Konferenca e VV-së

Në procesin e votimit të mbajtur dje nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë marrë pjesë 10 mijë e 606 anëtarë, nga gjithsej 31 mijë e 350 anëtarë, ndërsa 98.82 % të tyre votuan për Albin Kurtin.

Adnan Rrustemi i Komisionit të Përgjithshëm zgjedhor të partisë, në një konferencë për media, ka pohuar se procesi zgjedhor për kryetar të kësaj lëvizje, i mbajtur dje ka qenë procesi më i mirë i organizuar ndonjëherë.

Ai tha se Albin Kurti ka marrë 98.82 për qind të votave. Ndërsa theksoi se përqindja e pjesëmarrjes në  votimin e djeshëm ka qenë 33.83 për qind, e që është një rritje rekorde në krahasim me të gjitha proceset e mëparshme dhe se ka qenë 100 për qind më e lartë, krahasuar me procesin zgjedhor të 2015-tës.

Rrustemi: Dalje rekorde

“Në zgjedhjet për kryetar të vitit 2015, kanë marrë pjesë në votim 5mijë e 350 anëtarë nga 19 mijë e 576 anëtar në total. Pra përqindja e pjesëmarrjes në zgjedhjet e 2015- tës ka qenë 27.43 për qind. Zgjedhjet e djeshme të këtij viti, për kryetar të VV-së kanë përmirësime të dukshme, në raport me vitin 2015 sa i përket menaxhimit të procesit dhe pjesëmarrjes. Për shkak  të fuqizimit të strukturave tona dhe përvojës së shtuar,  i gjithë votimi u mbajt në një ditë të vetme brenda dhe jashtë Kosovës. Prandaj sot që kemi marrë të dhënat më të plota nga terreni, kemi analizuar se numri total i anëtarëve tanë, që nga viti 2015, është rritur në gati 60 për qind. Ndërsa numri i anëtarëve që kanë votuar dje në zgjedhje është rritur pothuajse 100 për qind. Në procesin e votimit të mbajtur dje, kanë marrë pjesë 10 mijë e 606 anëtarë, nga gjithsej 31 mijë e 350 anëtar. Përqindja e pjesëmarrjes në votimin e djeshëm është 33.83 për qind. Këto shifra shënojnë rekordin në pjesëmarrje, sa i përket këtij lloj procesi zgjedhor në VV. Pa asnjë dyshim ky është procesi më i mirë i zgjedhjeve të brendshme, për kryetar të lëvizjes VV të organizuar deri më tani”, tha ai.

Përndryshe, të gjithë anëtarët e VV-së, dje që nga ora 10:00, deri në orën 19:00.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat