Koci: Qeveria nuk kishte pse të nderojë një të dënuar për krime lufte

Aktuale

Koci: Qeveria nuk kishte pse të nderojë një të dënuar për krime lufte

Më: 22 janar 2018 Në ora: 16:13
Gani Koci

Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci, iu duk e panevojshme që Qeveria nisi mbledhjen e sotme me një minutë heshtje në nderim të Oliver Ivanoviqit, të vrarë të martën në Veri të Mitrovicës. Sipas Kocit, nuk kishte pse të nderohej nga Qeveria e Kosovës një i dënuar për krime lufte.

Të pabesueshme dhe të turpshme  e ka quajtur zëvendësministri Koci nderimin që iu politikanit serb Oliver Ivanoviq, që u vra të martën para selisë së tij në Veri të Mitrovicës.

Sipas Kocit, Qeveria, pjesë e së cilës është edhe vetë, me dënimin e vrasjes së Ivanoviqit ka kryer punën e saj në lidhje me këtë rast, prandaj ceremonitë e mëtutjeshme nuk ishin të nevojshme.

“Qeveria do duhej ta dënonte vrasjen e tij siç edhe ka bërë, por të nderohet me një minut heshtjte një ish i dënuar për krime lufte dhe i kthyer në rigjykim, kjo nuk do koment”, ka shkruar Koci në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat