Berisha reagon ashpër: Ne e lejojmë Ramush psikopatin t'i nderojë vrasësit tanë

Aktuale

Berisha reagon ashpër: Ne e lejojmë Ramush psikopatin t'i nderojë vrasësit tanë

Nga: P.R Më: 22 janar 2018 Në ora: 20:54
Në hapje te mbledhjes, me propozim të kryeministrit Ramush Haradinaj, është bërë nderim me një minutë heshtje për politikanin nga veriu i Mitrovicës, Oliver Ivanoviq, i cili u vra javën e kaluar.

Publicistja e njohur, Kimete Berisha, përmes një postimi në facebook, ka reaguar ashpër, pas nderimit me një minutë heshtje të qeverisë së Kosovës për Oliver Ivanoviqin, i akuzuar dhe i dënuar me burg për krime të shqiptarëve.

Ai e ka quajtur edhe “psikopat” kryeministrin Haradinaj, pas veprimit të sotëm të tij

“Si do të kishin reaguar gjakovarët sikur ta nderonte qeveria ndonjë vrasës të tyre siç ndodhi me vrasësin e mitrovicalive! Të ishim gjakovarë, tash pasi qeveria e Kosovës e nderoi me një minutë heshtje njeriun që u akuzua se vrau dhjetëra civilë shqiptarë, do të ishim çartur dhe s'do të kishim heq dorë nga rebelimi derisa qeveria të binte ose të na kërkonte falje. Ia kishim bë si gjakovartë që ende nuk i lejojnë serbët nga Beogradi t'i vizitojnë varret e tyre...Kurse ne e lejojmë Ramush psikopatin t'i nderojnë vrasësit tanë”, ka shkruar Berisha, përcjellë “Bota sot”.

Image
Kimete Berisha

Ja postimi i plotë:

Të 'dektë'

Jemi dorëzu. 
Kurrgjë më nuk po na lë shejë.

Ne mitrovicalitë e shkapërderdhur nëpër botë.

Jemi më të vrarit, më të plagosurit, më të mjerët, më të varfërit dhe më të poshtëruarit në qytetin më të vogël dhe më të shkatërruar në Kosovë. 
Qytet i thonë një rruge, dy rreth rrotullimeve dhe disa banesave të reja.

Na vjedhin-nuk bëjmë zë.
Rrimë në terr e i shikojmë me gjakftohtësi e indiferencë dritat në anën serbe të qytetit-e ne ashtu të dorëzuar, presim me qetësi pak dritë që ta shikojmë mbrëmjeve ndonjë serial turk e pastaj bimë me fjet.

Në emergjencë nuk e prejnë gërshërët e ndryshkur fashën, e shtrati i tij është i rrjepur si lëkura e pulës së copëtuar-por ne asgjë-askujt. 
Nuk kërkojmë gërshërë të reja nga Uran Ismajli.

S'kemi zë për të kërkuar ndihmë, e as nuk kemi forcë ti bëjmë duart grusht.

S'kemi pare...kafiteritë e boshatisura pa njerëz, sheshi i qytetit i zbraztë...!

Pa kulturë, pa shfaqje, pa muzikë, pa rini, qyteti duket si 'Bregu i pikëllimit', ku askush s'pret për të lindur, dhe të gjithë janë ngujuar në Barzakh.

E qeveria i nderon vrasësit tanë. 
E ne nuk shpurdhim. 
Nuk themi 'jo' mos guxoni t'i nderoni, anipse s'ka birë nëne që mund të na ndalojë të themi 'Ndal'! 
Ne tani mund të themi 'Jo'. Por s'mundemi. S'kemi disponim. Pse me thënë 'Jo'! 
Çka fituam deri tani nga luftërat e gjata!

Kush çfarë do bën me neve. Ne nuk themi 'mos'!

Si do të kishin reaguar gjakovarët sikur ta nderonte qeveria ndonjë vrasës të tyre siç ndodhi me vrasësin e mitrovicalive!

Të ishim gjakovarë, tash pasi qeveria e Kosovës e nderoi me një minutë heshtje njeriun që u akuzua se vrau dhjetëra civilë shqiptarë, do të ishim çartur dhe s'do të kishim heq dorë nga rebelimi derisa qeveria të binte ose të na kërkonte falje.

Ia kishim bë si gjakovartë që ende nuk i lejojnë serbët nga Beogradi t'i vizitojnë varret e tyre...Kurse ne e lejojmë Ramush psikopatin t'i nderojnë vrasësit tanë.

E as statuse kundër në facebook nuk kemi vullnet të shkruajmë.

Gjakovarët u organizuan dhe e detyruan ish kryeministrin ta shkarkojë Aleksandër Jabllanoviçin për fyerjet që ua beri nënave gjakovare...ndërsa ne të 'dektë' siç jemi, gjithë ditën shesim e blejmë xhingla mingla prej katundarëve serbë, derisa qeveria jonë e nderon me një minutë heshtje vrasësin tonë.

P.S. Kimete Berisha Last Seen Online Long Time Ago! 
(nganjëherë si sot, kur letrarçe thonë se ndjehesh i vetmuar, zë i vetmuar, në gjuhën popullore po u them se po ndjehem si 'qurë'). 
Ku janë gjenerata ime? 
Ku janë mësuesit e letërsisë!
Ku i kam shokët!
Pse po duroni kulmin e poshtërimit që nuk e duron as robi!
Pse po më duket se askush nuk është më i hidhëruar sa unë!
Mos unë e kam gabim! 
E ju që s'ndjeni zemërim si unë, e keni mirë!

A s'është heshtja mënyra më e lehtë e vdekjes! Heshtin vetëm ata që jetojnë sot për nesër, dhe ata që i kanë thënë të gjitha që e kanë pasur njet dhe s'presin më asgjë nga kjo botë!

Heshtin ata që janë bërë gati të vdesin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat