Mungon i akuzuari, shtyhet gjykimi për terrorizëm

Aktuale

Mungon i akuzuari, shtyhet gjykimi për terrorizëm

Më: 23 janar 2018 Në ora: 10:51
Gjykimi për terrorizëm

Njëri nga të akuzuarit në gjykimin për vepra që lidhen me terrorizëm mungoi, duke shkaktuar shtyrjen e seancës.

Është shtyrë seanca e gjykimit të pesë personave që po akuzohen për vepra që lidhen me terrorizëm, pasi mungoi njëri prej tyre.

I akuzuari Bekim Halili nuk ishte i pranishëm në gjykatë, ndërsa avokati i tij Betim Shala prezantoi dokumente mjekësore për të arsyetuar mungesën e tij.

I akuzuari i këtij procesi gjyqësor Betim Ibrahimaj ndodhet në arrati dhe ndaj tij është veçuar procedura.

Aktualisht në këtë proces gjyqësor po gjykohen Hadi Nura, Besim Shabani, Artan Kadriu, Egzon Latifi dhe Bekim Halili.

Edhe seanca tjera të këtij gjykimi ka pasur raste kur janë shtyrë./Kallxo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat