Albin Kurti tregon për raportin e tij me Dardan Molliqajn

Aktuale

Albin Kurti tregon për raportin e tij me Dardan Molliqajn

Më: 23 janar 2018 Në ora: 12:35
Albin Kurti dhe Dardan Molliqaj

Kryetari i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur për rastet e dorëheqjeve në Vetëvendosje.

Ai ka thënë se ka vendosur të garojë për kryetar në momentin kur e ka kuptuar se ish-kryetari Visar Ymeri nuk do të garojë më për këtë pozitë.

“Në qershor të vitit 2017, pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare mua mu bë e qartë nga tash ish kryetari Visar Ymeri se ai nuk është i interesuar të garojë edhe për një mandat.Nga vera e vitit tëe kaluar kam menduar të kthehem në krye të Vetëvendosjes” , ka thënë Kurti.

“Në momentin vendimtar kur kam marrë një vendim që unë të garoj ishte atëherë kur u bojkotua mbledhja e KP të Lëvizjes Vetëvendosje. Ky ishte moment kur unë përfundimisht vendosa të garoj dhe besoj se ky ka qenë një vendim i duhur dhe kët”, ka thënë Kurti.

Ai është pyetur nga gazetarët se cilat janë tani raportet e tij me deputetin Dardan Molliqaj.

“Ne jemi të dy deputetë në grupin e njëjtë parlamentar të Vetëvendosjes”, ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat