“Le të përfundohen temat ose do të kërkohen zgjedhje të reja”

Aktuale

“Le të përfundohen temat ose do të kërkohen zgjedhje të reja”

Nga: G.B Më: 23 janar 2018 Në ora: 14:11
Kuvendi i Kosovës

Ismet Kryeziu nga KDI ka komentuar gjendjen aktuale në vend, i cili ka thënë se qeveria e kaluar është rrëzuar për shkak të mungesës së vendimmarrjes, ndërsa që pesha e probleme tani është më e madhe se fuqia e qeverisë për të vendosur, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se duhet të merren vendime dhe të përfundohen temat që janë prej 3 vitesh, ose do të duhet të kërkohen zgjedhje të reja dhe zgjidhje me një tjetër qeveri.

Postimi i plotë:

Qeveria e kaluar u rrëzua me arsyen e mungesës së vendimmarrjes, por siç po shihet pesha e problemeve është më e madhe se sa fuqia e një qeverie për të vendosur. Ramushi, Kadria dhe Fatmiri s’kanë nevoje me i ndërruar qëndrimet, nëse s’dojnë! Por, ata kanë nevojë me marrë vendime dhe me ju dhanë përfundim temave që na kanë lënë në vendnumërim, për më shumë se tre vite. Përndryshe po krijohet nevoja që të kërkojmë zgjedhje të reja, e përmes zgjedhjeve të kërkojmë përsëri zgjidhje dhe një koalicion dhe qeveri qe ka fuqi vendimmarrëse. 
Çështjet nga të cilat po na zihet fryma edhe jemi lodhur si shoqëri janë lufta kundër korrupsionit, demarkacioni, asocacioni, ushtria, përmbyllja e dialogut, liberalizimi edhe ne fund gjykata speciale e cila sikur të jenë këto tjerat te pamjaftueshme, na është rikthyer edhe kjo në tavolinë! Çështjet të rëndësisë për të cilat kërkohej vendimmarrje nuk janë as faljet e burgjeve, as rritja e rrogave etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat