Shfuqizimi i Speciales, flasin nga Gjykata, kjo është garancia për të akuzuarit dhe viktimat

Aktuale

Shfuqizimi i Speciales, flasin nga Gjykata, kjo është garancia për të akuzuarit dhe viktimat

H.Orana Nga H.Orana Më 23 janar 2018 Në ora: 16:05
Ilustrim

Një muaj më parë një grup deputetësh të pozitës tentuan shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Mirëpo duke mos marrë mbështetjen nga opozita dështoi ky tentim, që pati kritika të mëdha nga miqtë ndërkombëtarë. Pas gjithë kësaj nisme, të mbështetur nga tre liderët, presidneti Hashim Thaci, Kryeminstri Ramush Haradinaj, e kryeparlamnetari Kadri Veseli, LDK e Vetëvendosja nuk e mbështeten iniciativën e deputetëve të pozitës për të rrëzuar Gjykatën Speciale e cila kaloi përmes Kuvendit, dy vite më parë.

Ky tentim për shfuqizimin e Gjykatës Speciale u kritikua mjaftë shumë nga ndërkombëtarët, që kërkuan të mos merret një hap i tillë, që do të kthente mbrapa Kosovën dhe të izolonte të ardhmen e saj.

Tani, Kryesia e Kuvebit, ligjin per shfuqizimin e Gjykatës Speciale, e ka kaluar tek Qeveria e Kosovës.

Por lidhur ne nismën për shfuqizimin e Speciales, një përgjigje për këtë kërkesë të deputetëve e ka edhe Gjykata Speciale.

Zyrtarët nga kjo gjykatë thonë për “Bota sot” se roli i kësaj gjykate është të hetojë krimet e kryera nga persona të dyshuar.

Po ashtu, në përgjigje thuhet se Prokurori i Specializuar detyrohet nga ligji që të dyshuarve të ju sigurojë të drejtat e të akuzuarve dhe viktimave që të mbrohen dhe zbatohen.

“Roli i Prokurorit të Specializuar është që të hetojë veprimet në një mënyrë të pavarur dhe objektive të kryera nga personat të dyshuara për krime brenda juridiksionit të tij dhe që të marrë një vendim të mirinformuar nëse ai duhet të ngrejë aktakuzë në të cilën persona paditen për krime të cilat ai mund të provojë me prova të pranueshme dhe të mjaftueshme për të sjellë një dënim. Prokurori i Specializuar detyrohet nga ligji dhe nga obligimet etike dhe profesionale që të sigurojë që të drejtat e të akuzuarve dhe të atyre që ishin viktima të krimeve që janë në përgjegjësitë e tij mbrohen dhe zbatohen. Kështu që në jemi të fokusuar në përmbushjen e përgjegjësive që rrjedhin nga Ligji aq shpejt sa mundemi. Ne nuk mund komentojmë për kohën kur mund të dalin aktakuza të mundshme”, thuhet në përgjigjen për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat