Haradinaj thotë se Qeveria ka pak në dorë për shfuqizimin e Speciales

Aktuale

Haradinaj thotë se Qeveria ka pak në dorë për shfuqizimin e Speciales

Më: 23 janar 2018 Në ora: 16:23
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë të ditur që ka angazhuar dikë nga ekipi i tij që të bisedojë me Kryesinë e Kuvendit lidhur me kërkesën për iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Sipas tij qeveria ende nuk ka pranuar asnjë dokument zyrtar nga Kuvendi.

Haradinaj tha se roli i qeverisë lidhur me këtë çështje nuk është shumë i madh, pasi që kjo është iniciativë parlamentare.

Të gjitha procedurat do të ndiqen dhe secila ministri do të japë qëndrimin e saj rreth iniciativës për shfuqizimin e Speciales, bëri të ditur i pari i qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat