NISMA dhe AKR-ja me iniciativë ekskluzive për ratifikimin e demarkacionit

Aktuale

NISMA dhe AKR-ja me iniciativë ekskluzive për ratifikimin e demarkacionit

Më: 23 janar 2018 Në ora: 17:40
Kuvendi i Kosoves

Nisma për Kosovën dhe Aleanca Kosova e Re (AKR), janë duke tentuar që të gjejnë një zgjidhje për çështjen e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Këto dy parti po synojnë që të arrihet ratifikimi i në Kuvendin e Kosovës i marrëveshjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi me 80 vota.

Kështu thotë deputeti i Alternativës, Ilir Deda. Ai pohon se ka biseduar me anëtarë të Qeverisë së Kosovës, pjesë e së cilës nuk është AAK.

“Unë kam biseduar me disa anëtarë të Qeverisë të cilët nuk janë nga AAK-ja. Janë nga tjera parti tjera. Ata po mundohen që ta bëjnë një deklaratë me Qeverinë e Malit të Zi, e cila do ta rikonfirmon pikën 7 të marrëveshjes së demarkacionit e cila do thotë se në dy vitet e ardhshme pasi ta ratifikoj Kosova, kur të bëhet shënimi i pikës kufitare do ta përforcojë atë që thotë se dokumentet shtesë do të merren parasysh dhe kufiri lëvizë jashtë asaj që është shkruar në marrëveshje”, tha Deda.

“Unë jam i prirur të besoj që kjo iniciativë e qeverisë që nuk është AAK do të ketë sukses në mënyrë që të gjithë ta votojnë demarkacionin në Kuvend. Është iniciativë e NISMA-s dhe AKR-së, nëse nuk gaboj”, shtoi Deda.

Sa i përket qëndrimit të tij, Deda nuk e bëri publike, vetëm pret që sa më parë të bëhet një marrëveshje e tillë, që do të jetë në të mirë të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat