Hoxha: Kosova nuk është e gatshme t’i përfill obligimet ndërkombëtare

Aktuale

Hoxha: Kosova nuk është e gatshme t’i përfill obligimet ndërkombëtare

Më: 23 janar 2018 Në ora: 18:04
Dhurata Hoxha

Ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha, tha se është brengosëse për Kosovën që vendi ynë nuk është përshirë në strategjinë e zgjerimit që pritet të publikohet në shkurt.

“Duhet të ketë afat kohor dhe të përfshihet në planet konkrete të zgjerimit, si statuti i kandidatit, aplikim dhe bisedimet”, tha Hoxha.

Sipas saj Kosova ka konsensus në aspektin e zgjerimit.

“Kosova është e fundit në Ballkan në procesin e integrimit. Në vitin 2017 ka qenë një vit ku kemi pasur zgjedhje dhe nuk kemi arritur të bëjmë shumë dhe të kemi rezultate. Gjatë këtij viti do të kemi intensifikim të procesion të integrimit evropian”, deklaroi ajo.
Hoxha tha se po punohet në shumë fusha që të kemi rezultate sa i përket rrugës së integrimit evropian dhe për këtë të gjitha dikasteret janë në nivel të detyrës.

Kurse për zhvillimet e fundit politike në Kosovës, Ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha, theksoi se Kosova duhet të jetë serioze dhe të respektoj obligimet ndërkombëtare

“Ende nuk kemi arritur të ratifikojmë demarkacionin dhe kjo është një sinjal të keq, pra me një fjalë Kosova nuk është e gatshme që të përfillim obligimet ndërkombëtare. Për këtë edhe në vitin 2018 jemi ende të izoluar, unë shpresoj që të vendosim qytetarin në rend të parë”, tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat