Haradinaj: Habitem se si Parlamenti nuk e voton demarkacionin

Aktuale

Haradinaj: Habitem se si Parlamenti nuk e voton demarkacionin

Më: 24 janar 2018 Në ora: 17:14
Ramush Haradinaj dhe Valdrin Lluka

Kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur i habitur me prolongimin e çështjes së miratimit të demarkacionit në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se Qeveria nuk ka çka të bëjë më shumë.

Ai këto komente i bëri pas takimit që zhvilloi me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

I pari i ekzekutivit ka deklaruar se lidhur me ratifikimin e demarkacionit Qeveria e Kosovës nuk ka çka të bëjë me shumë.

Haradinaj: Habitem pse Parlamenti ende nuk ka vendosur

“Për demarkacionin ne e kemi kryer unë habitna pse ende Parlamenti nuk vendos, e ka demarkacionin e kanë raportin janë të zgjedhur të popullit pse presin, votojeni jo po votojeni, pra qeveria e Kosovës nuk ka çka bënë më shumë besoni koleg e ka çuar në Parlament e kemi dërguar dorën e kemi dërguar raportin e ka parlamenti. Habitna pse grupet parlamentare atje që ankohen që thonë na ka izoluar qeveria,  Ramushi ai tjetri, urdhëroni, lypeni votojeni, pra LDK-ja e ka, aty me votuar, tjerët e kanë me votuar, le ta lypin, le ta votojnë e jo me gjet argumente e me vonuar në pakufi. Dy vite e gjysmë e ka vonuar LDK-ja, e ka mbajt në sirtar nuk e ka nxjerr në votim, tash që e ka në Parlament prapë po e vonon, pra unë habitna në këtë logjikë”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat