VV dorëzon Rezolutë mbi pagat e qeveritarëve, rritjen e pagës minimale dhe rritjen e pagave të shërbyesve civil

Aktuale

VV dorëzon Rezolutë mbi pagat e qeveritarëve, rritjen e pagës minimale dhe rritjen e pagave të shërbyesve civil

Më: 25 janar 2018 Në ora: 12:10
Vetëvendosje

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka njoftuar se në emër të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes është dorëzuar sot një rezolutë për refuzimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagës minimale nga 170 në 250 euro.

Në rezolutë po ashtu parashtrohet kërkesë mbi rritjen e pagës për shërbyesit civil dhe punëtorët shëndetësorë për 4 për qind, si dhe shfuqizim të vendimit për rritjen e pagave të stafit qeveritar, përfshirë kryeministrin.

“Në emër të grupit parlamentar, dorëzuam interpelancën lidhur me refuzimin e Qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 170 në 250 sipas kërkesës së Këshillit Ekonomik Social, poashtu rritjen e pagës për shërbyesit civil dhe punëtorët shëndetësor vetëm 4 % apo 30 euro mbi pagën bazë si dhe për vendimin e paligjshëm e të padrejtë të Qeverisë për rritjen e pagave afër 100% për vete. Në vijim gjeni Rezolutën e kërkuar për votim!”, ka shkruar ajo.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat