“Kryeministri nuk e sheh të arsyeshme të arsyetojë mungesën në interpelancë”

Aktuale

“Kryeministri nuk e sheh të arsyeshme të arsyetojë mungesën në interpelancë”

Nga: G.B Më: 25 janar 2018 Në ora: 20:02
Ramush Haradinaj

Hulumtuesi i lartë në KDI, Artan Murati, ka komentuar mungesën e kryeministrit në interpelancën e thirrur nga LDK.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Kuvendi kurrë nuk ka qenë më shumë i anashkaluar sesa në 4 muajt e fundit, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se përveç mungesës së vazhdueshme të kabinetit qeveritar, tani kryeministri nuk e sheh të arsyeshme të arsyetojë mungesën e tij.

Postimi i plotë:

Kuvendi i Kosoves kurre nuk ka qene me shume i anashkaluar sesa ne keta 4 muajt e fundit. Pervec mungeses se vazhdueshme te kabinetit qeveritar ne seanca, tani edhe KM as nuk e sheh te arsyeshme te arsyetoj mungesen ne interpelance. S’ka mbikeqyrje reale. Vec ne leter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat