Thaçi: Viti 2018 është përcaktues në avancimin e agjendës evropiane

Aktuale

Thaçi: Viti 2018 është përcaktues në avancimin e agjendës evropiane

Më: 26 janar 2018 Në ora: 18:19
Thaçi dhe Vuçiç

Presidenti i vendit Hashim Thaçi po qëndron në Davos ku ka vazhduar takimet me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, në kuadër të sesionit të Forumit Ekonomik Botëror me temë “Përshpejtimi i zhvillimit afatgjatë të Ballkanit Perëndimor”.

Thaçi ka njoftuar në Facebook, se  kanë biseduar për perspektivën evropiane të rajonit, për bashkëpunimin rajonal dhe për tejkalimin e problemeve politike, si veprime që forcojnë paqen dhe stabilitetin në rajon e më gjerë.

“Fokusi i shtuar në rajon, si rezultat i strategjisë për procesin e zgjerimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të publikohet së shpejti dhe Samitit i ardhshëm i Sofjes e kanë vendosur zgjerimin e Ballkanit Perëndimor si një nga prioritetet kryesor”, ka shkruar Thaçi.

Ai ka theksuar se viti 2018 është përcaktues në avancimin e agjendës evropiane për të gjitha shtetet e rajonit që janë të përkushtuara në procesin e anëtarësimit.

“Pritjet tona janë që kjo strategji të paraqesë një perspektivë të qartë për Kosovën, sepse kjo do të mundësojë zbatimin e reformave dhe përshpejtimin e hapave në procesin e anëtarësimit”, thekson presidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat