Haradinaj: Qeveria është duke punuar që sipërmarrësit të mos jenë vetëm

Aktuale

Haradinaj: Qeveria është duke punuar që sipërmarrësit të mos jenë vetëm

Më: 29 janar 2018 Në ora: 10:36
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Qeveria është duke punuar që po sipërmarrësit mos të jene vetëm.

Gjatë një takimi me komunitetin e biznesit dhe OEK-un, Haradinaj ka paralajmëruar takimin e ministrave të Ballkanit Perëndimor me 26 ne Londër, për të cilin ka kërkuar nga ta që nëse  kanë projekte të cilat e tejkalojnë kapacitetin e tyre si investim, Qeveria do t’i paraqes atje.

“Jemi të interesuar që të bashkëveprojmë që këto projekte ti prezantojmë në emrin tuaj”, tha kryeministri.

E kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu potencoi se një ndër sfidat kryesore për sektorin privat kanë qenë kamatat bankare dhe sipas tij partneriteti me BERZh-in është ajo çka i duhet Kosovës.

“Me vet faktin që kemi mbështetjen e kryeministrit është një vlerë e shtuar. Një qasje e tillë është rruga më e nevojshme për të mbështet sektorin privat. Jemi këtu që bashkërisht të ndajmë këtë rrugëtim”, tha Gërxhaliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat