Profilizimi i “rrejshëm” i partive politike

Aktuale

Profilizimi i “rrejshëm” i partive politike

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 29 janar 2018 Në ora: 15:18
Ramush Tahiri

Orientimi ideologjik i partive politike në Kosovë apo profilizimi i tyre si parti të krahut të djathtë apo të majtë zakonisht shprehin të kundërtën e asaj që janë. Pothuajse të gjitha partitë  politike në vend ndryshojnë shpesh dhe lëvizja e deputetëve të tyre nga një parti tek tjetra e deri edhe tek bërja e koalicioneve për qeverisje llogaritet të jenë jo parimore dhe që nuk tregojnë seriozitet të partive në fjalë.

Politologu Ramush Tahiri, ka thënë për gazetën "Bota sot" se nuk u beson këtyre politikanëve dhe orientimit të partive politike.

“Nuk mund ti besojë kësaj shtrese të politikanëve dhe të udhëheqjes së partive politike në orientimin e tyre ideologjik.  Emërtimet e shprehin të kundërtën e asaj që janë. Bie fjala Partitë Demokratike çdo kund janë parti të djathta por te ne nuk është kështu. Tash është tendencë evropiane rigjallërimi i partive socialdemokratike dhe këto partitë e Kosovës dëshirojnë të thithin fonde të huaja dhe të bëhen pjesë e organizatave evropiane”, ka thënë Tahiri.

“Fakti se ndryshojnë shpesh, fakti se lëvizin kuadrot nga një parti në tjetrën edhe lëvizja e deputetëve edhe krijimi i koalicioneve për qeverisje që janë joparimore tregon se janë interesa meskine pragmatike të marrjes dhe të mbetjes në pushtet e jo qëndrimi programor e ideologjik dhe mbështetja në shtresat e caktuara  të shoqërisë”, ka përfunduar Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat