Mblidhen 40 nënshkrime, sot caktohet seanca e jashtëzakoshme për ndotjen e ajrit

Aktuale

Mblidhen 40 nënshkrime, sot caktohet seanca e jashtëzakoshme për ndotjen e ajrit

Më: 30 janar 2018 Në ora: 10:04
Kuvendi i Kosovës

Me iniciativën e Kryetarit të Kuvendit, janë mbledhur 40 nënshkrime për seancën e jashtëzakonshme për ndotjet e ajrit. 

Brenda Kuvendit, Kryesia e Kuvendit mblidhet sot në orën 10:30 dhe e cakton seancën.

Seanca e jashtëzakoshme do të mbahet pas shqetësimeve të mëdha që erdhën nga matjet e fundit të ajrit nëe Prishtinë.

I shqetësuar tej mase me cilësinë e ajrit në Prishtinë, Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës dje iniciuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, që të kërkojmë nga të gjitha institucionet ndërmarrjen e masave të menjëhershme konkrete për përmirësimin e kësaj gjendjeje.

Pas shumë reagimeve autoritetet qendrore dhe lokale në Kosovë më në fund janë mobilizuar për të luftuar ndotjen e ajrit.

Zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë takuar dje ndaras me ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, si dhe me ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, me kërkesa konkrete për hapat që duhet ndërmarrë bashkërisht për të ndikuar kështu në uljen e nivelit të ndotjes së ajrit në kryeqytet.

Në takimin e përbashkët me këto institucione, të mbajtur në Komunë të Prishtinës, palët u dakorduan që nga 31 janari të fillohet me zbatimin e masave emergjente, që janë të përkohshme deri në një vendim tjetër, bën të ditur Komuna e Prishtinës, nëpërmjet një njoftimi.

Ndër masat e parapara janë:

- Reduktimi i numrit të makinave që qarkullojnë në kryeqytet, qoftë përmes ndaljes së të gjitha makinave që vijnë nga qytetet tjera, në hyrjet e kryeqytetit, në intervalet kohore 06:00-09:00 dhe 16:00-22:00; qoftë përmes seleksionimit të qarkullimit të makinave varësisht numrit të targave në të gjithë qytetin e Prishtinës (targat që numrin e fundit e kanë tek, qarkullojnë në datat tek; targat që numrin e fundit e kanë çift, qarkullojnë në datat çift). Do të sigurohen hapësira për parkim në hyrje të kryeqytetit, derisa të tejkalohet kjo fazë emergjente. Në të dyja rastet, do të shfrytëzohen pa pagesë autobusët e Trafikut Urban, që do të stacionohen në pikat më të frekuentuara.

- Subvencionimi i Trafikut Urban për këtë shërbim bëhet nga ana e Qeverisë së Kosovës.

- Ndalohet shitja dhe përdorimi i thëngjillit në Prishtinë – Drejtoria e Inspeksionit bashkë me Inspektorët e Ministrisë do t’i kontrollojnë bizneset që përdorin thëngjillin si lëndë djegëse, si dhe ekonomitë familjare, ashtu që të ndërmarrin masa në secilin rast ku tejkalohet norma e ndotjes.

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se tashmë gjashtë ekipe të Drejtorisë së Inspeksionit janë në terren për të kontrolluar dokumentacionin e automjeteve transportuese, dhe për të verifikuar nëse e kanë bërë kontrollimin sipas ligjit (çdo 6 muaj).

Tri ekipe të tjera të Inspeksionit, janë aktivizuar në akset kryesore të hyrjes në Prishtinë, për t’i ndaluar taksitë ilegalë që vijën nga komunat e tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat