Ndotja e ajrit, nesër mbahet seancë e jashtëzakonshme

Aktuale

Ndotja e ajrit, nesër mbahet seancë e jashtëzakonshme

Më: 30 janar 2018 Në ora: 10:38
Kryesia e Kuvendit

(E plotësuar) - Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancë të jashtëzakonshme, me temën e vetme në rendin e ditës, atë të ajrit të ndotur në Prishtinë, i cili ka marrë përmasa shqetësuese.

Vendimi për mbajtjen e kësaj seance urgjente është marrë sot nga Kryesia e Kuvendit, pas  gjendjes alarmuese të ajrit të ndotur në kryeqytet.

Kryetari i Kuvendit , Kadri Veseli, iniciues i kësaj seance të jashtëzakonshme, tha se duke e parë gjendjen e ndotjes në Prishtinë dhe në disa rajone të vendit , u vendos të mbahet seanca e jashtëzakonshme.

Veseli: Edhe Kuvendi në përkrahje të situatës me ajrin

“Duke e parë gjendjen shqetësuese duke e parë aktualisht e cila është aktualisht jo vetëm në regjionin e Prishtinës po në pjesën më të madhe të Kosovës. Kamë vlerësuar që është e udhës që të debatojmë dhe të japim disa rekomandime për ta kaluar këtë situatë. Jam i informuar për masat të cilat janë ndërmarr nga Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës specifikisht. E vlerësojmë. Kjo është një arsye më shumë që të mendojmë edhe si Kuvend të jemi në përkrahje e kësaj situate”, tha Veseli.

Ai tha se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), është duke punuar në nxjerrjen e rekomandimeve për gjendjen e ajrit, ndërsa kohën e mbajtjes së seancës në ora 15.00 e ka arsyetuar për shkak të zbulimit të shtatores në Komunën e Besianës.

Veseli: Nesër mbahet seanca në orën 15:00

“Grupi parlamentar i PDK-së së bashku me koleg të tjerë të cilët janë edhe iniciues janë duke punuar edhe në rekomandime. Po cilat do të jenë të përbashkëtat me gjitha grupet parlamentare. ... Ideja është për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme ditën nesërme. 31 janar 2018-të në orën 15:00. Pse në orën 15:00. Nesër kemi përvjetorin e rënies së lavdishme të tre luftëtareve të lirisë. Do të bëhet zbulimi i shtatoreve të tyre në Komunën e Podujevës. Kjo është arsyeja pse nuk e kemi në ora 10:00, por e kemi bërë në ora 15:00. Rendi i ditës do të jetë vetëm një pikë e rendit të ditës. Debat parlamentar për gjendjen mjedisore”, tha ai. 

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se nuk është i mjaftueshëm vetëm debati parlamentar dhe jo të ketë rekomandime, por rezolutë. 

Haxhiu: Ne duam të nxirret rezolute dhe jo vetëm debat

“Ne si grup parlamentar konsiderojmë se është tepër e rëndësishme që të mbahet kjo seancë e jashtëzakonshme. Mirëpo, po ashtu jo të kemi rekomandime po rezolutë, sepse keni parasysh që rezoluta është shumë më e fuqishme sesa rekomandimet, të cilat mund të jenë apo mund të mbeten në vullnetin e Qeverisë për t’i zbatuar apo jo. Po ashtu, ne sigurisht që do të bëjmë përpjekje masat e qarta përmes rezolutës pas debatit që do ta bëjmë në Kuvend nesër. Po ashtu, duhet pasur parasysh që nëse nuk kontrollohet nafta, nëse nuk ulet çmimi i energjisë elektrike dhe nëse nuk kontrollohen filtrat e KEK-ut, secila seancë secili diskutim mbetet kot. Po ashtu, ne duhet të shohim mundësin që nesër të parashohim edhe një prej pikave të kësaj rezolute ndarja e mjeteve për 1 milion pemë, të cilat do të mbilleshin në Prishtinë dhe Obiliq”, tha Haxhiu.    

Ndërsa kryetari Veseli tha se duhet të mendojnë për një strategji nacionale përmes kësaj seance. 

Nesër Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për ndotjen e ajrit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka vendosur që nesër të mbahet seancë e jashtëzakonshme në Kuvend lidhur me ndotjen e alarmante të ajrit në Prishtinë.

Mbajtja e debatit parlamentar është vendosur të nisë në orën 15:00.

***

Ka filluar mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës .

Në këtë mbledhje në rendin e ditës është vetëm një pikë e rendit të ditës lidhur me ndotjen alarmante të ajrit në Prishtinë.

Me këtë rast i pari i Kuvendit, Kadri Veseli ka propozuar që të jetë vetëm një pikë e rendit të ditës, Debat Parlamentar për gjendjen mjedisore në Prishtinë.

Ndryshe duhet shtuar se gjatë të dielës i pari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka theksuar se duhet që kjo çështje të kalojë edhe në një seancë të jashtëzakonshme të Parlamentit të Kosovës përderisa një ditë më vonë i pari i Kuvendi të Kosovës,  Kadri Veseli  ka bërë të ditur se do të iniciohet edhe mbajtja e seancës së jashtëzakonshme.

Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e jashtëzakonshme

Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e jashtëzakonshme me kryetarët e Grupeve Parlamentare.

Sipas njoftimit nga Kuvendi i Kosovës, në rend dite është kërkesa e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, mbështetur nga deputetët nënshkrues, për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, lidhur me ndotjen alarmante të ajrit.

Mbledhja fillon në orën 10:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat