Nagavci e Haxhiu ‘ndeshen’ në Komision - Bota Sot
Nagavci e Haxhiu ‘ndeshen’ në Komision

Aktuale

E premte, 17 gusht 2018

Nagavci e Haxhiu ‘ndeshen’ në Komision

Më: 30 janar 2018 Në ora: 13:48
Pamje nga takimi

Një polemikë mes Teuta Haxhiut e Arbërie Nagavcit shpërtheu në mbledhjen e Komisionit për Arsim.

Teuta Haxhiu, kryetarja e Komisionit për Arsim u përfshi në një polemikë me anëtaren e këtij komisioni Arbërie Nagavci.

 Polemika ndodhi kur Nagavci i kërkoi ministrit të Arsimit Shyqiri Bytyqi t’i përgjigjet pyetjes se kur do të raportojë për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.Por Haxhiu i kërkoi Nagavcit t’i përmbahet rendit të ditës- diskutimit për gjendjen në arsimin e lartë në Kosovë.

Nagavci nuk u ndal dhe përsëri kërkoi të dijë se kur do të raportojë ministri për çështjen që shtroi.

“Mos e keqpërdor lirinë e fjalës dhe të lutem këtë pikë e kemi kaluar përmbaju pikave të rendit të ditës. Unë e di që keni njohuri si drejtoreshë që ke qenë por të lutem përmbaju rendit të ditës”, tha Teuta Haxhiu.

Këtyre fjalëve Nagavci iu përgjigj duke i kërkuar Haxhiut të ketë konsideratë.

“Edhe Teutë të lutem ti të kesh konsideratë kur kam diskutim”, tha Arbërie Nagavci.

Më pas Arbërie Nagavci, por edhe Valentina Bunjaku lëshuan mbledhjen në shenjë mospajtimi me mënyrën se si po e udhëhiqte atë Teuta Haxhiu. Mbledhjene  komisionit  elëshoi pas tyre edhe Fidan Rekaliu.

Ministri i Arsimit e shkarkoi në qershor të vitit që shkoi e shkarkoi Bordin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (Këshillit Shtetëror të  Cilësisë – KShC).

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test