“Punë e madhe nëse janë vra anëtarët e LDK-së”, ofendoi rëndë ambasadorin Delawie, por AAK e shpërblen me këtë post Nasim Haradinajn

Aktuale

“Punë e madhe nëse janë vra anëtarët e LDK-së”, ofendoi rëndë ambasadorin Delawie, por AAK e shpërblen me këtë post Nasim Haradinajn

Nga: P.R Më: 30 janar 2018 Në ora: 19:23
Nasim Haradinaj

Nasim Haradinaj, javë më parë tronditi opinionin publik në Kosovë me dy deklarata të tij.

E para, kishte të bënte me vrasjet e zyrtarëve të LDK-së, për të cilët ai tha se nuk është punë e madhe që janë vrarë.

 “Punë e madhe që janë vra të LDK-së”, kishte deklaruar Haradinaj.

Ndërsa, e dyta ishte ofendimi i rënë që i bëri ambasadorit amerikan ën Kosovë, Greg Delawie.

“Delawie më së pari është treguar një palaço, kur i ka thyer të gjitha rregullat dhe të  gjitha përgjegjësitë e tij si diplomat që i ka. Delaëie nëse ka prova për komandantët që kanë bërë krime, le të urdhëron si dëshmitar. Nuk është Delawie i plotfuqishëm që të flas çfarë të do ai. Delawie më së pari nuk e përcakton dhe nuk mund të sillet në Parlamentin e Kosovës, sikur janë sjellë ushtarët e tij në kampin e Guantenamos. Prandaj, Delawie të jetë shumë i kujdesshëm çka fol. Ka thanë se për ata që kanë iniciuar shfuqizimin e Gjykatës do të merren masa. Unë po i them Delawies se t’i nuk mund të marrësh masa asnjëherë, ti e ke të drejtën e diplomatit. Diplomatët te na shkojnë e vijnë për çdo ditë, e kryejnë detyrën prej diplomatit dhe mos t’i kalojë kompetencat e tij”, kishte thënë Haradinaj, shkruan “Bota sot”.

Por krejt këto nuk e kanë penguar partinë e kryeministrit të Kosovës që ta shpërblejë me një post Nasim Haradinajn.

Sot partia e kryeministrit Ramush Haradinaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka emëruar në një post Nasimin.

Ai është emëruar Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Deçanit, komunë kjo e cila udhëhiqet nga AAK.

“Sot  është mbajte takim i parë  më  drejtorët të cilët janë emëruar nga i pari i komunës z.Bashkim Ramosaj. Nënkryetar të komunës edhe për një mandat është emëruar Z.Sami Cacaj –Nënkryetar i  Komunës, Jashar Dobraj –Drejtor i Drejtorisë për Administratë të Përgjithshme, Izet Zenuni –Drejtor i Drejtorisë për Mbrojte Shpëtim dhe Shërbime Publike, Qazim Maloku Drejtor i Drejtorisë për Arsim, Ramë Melaj –Drejtor i Drejtorisë  për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinorë, Halil Tolaj –Drejtor i Drejtorisë  për Inspekcion, Betim Mataj –Drejtor i Drejtorisë për Ekonomi dhe Zhvillim, Faik Doda –Drejtor i Drejtorisë për Kulturë ,Rini dhe Sport, Znj.Syzana Mustafaj  Cenaj –Drejtoreshë e Drejtorisë  për Buxhet  dhe Financa, Nasim Haradinaj –Drejtor I Drejtorisë për Bujqësi ,Pylltari dhe Zhvillim Rural, Ibrahim Selmanaj –Drejtor  I Drejtorisë  për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Agron   Muslijaj –Drejtor I Drejtorisë  për Gjeodezi dhe Kadastër, Shefe e protokolit znj.Dafina Caca.  Të gjithë drejtoret duhet të angazhohen në realizimin e objektivave qeverisëse, respektimin e plotë  të ligjeve dhe kërkesave të qytetarëve. Transparenca, përgjegjësia dhe llogaridhënia do jene prioritetet tona qeverisëse theksoi kryetari z.Bashkim Ramosaj  në mbyllje të këtij takimi”, thuhet në njoftimin e Komunës së Deçanit, shkruan “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat