Ndodhet në “listën e zezë” të Amerikës – Komandant Remi nuk ka koment

Aktuale

Ndodhet në “listën e zezë” të Amerikës – Komandant Remi nuk ka koment

Më: 30 janar 2018 Në ora: 19:57
Rrustem Mustafa

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa nuk ka dashur të komentojë faktin se ndodhet në listën e 25 personave nga Kosova që i refuzohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I kontaktuar nga Insajderi, Mustafa nuk qe i interesuar të komentonte faktin pse ai ndodhet në listë.

“Nuk kam koment. S’kam koment”, deklaroi Mustafa.

Zyra Amerikane e Thesarit për Kontrollimin e Aseteve të Jashtme ka përpiluar një listë të gjatë me emra të personave të cilëve nuk iu lejohet hyrja në territorin e këtij shteti, pasi konsiderohen të rrezikshëm dhe ndaj tyre ka “qasje speciale”.

25 kosovarë janë pjesë e listës të cilëve u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në mesin e këtyre 25 personave, pëveç Rrustem Mustafës, ndodhen edhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj e deputetët Rexhep Selimi dhe Daut Haradinaj.

Mustafa, ish-komandant i Zonës Operative të Llapit, ka vuajtur tri vjet e tre muaj, e 11 ditë burgim të dënimit prej katër vjetësh për krime lufte kundër popullatës civile të kryera gjatë luftës në një të ashtuquajtur burg të UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat