Haradinaj po e izolon Kosovën dhe veten

Aktuale

Haradinaj po e izolon Kosovën dhe veten

Më: 30 janar 2018 Në ora: 23:57
Ramush Haradinaj

Komandanti i Gardës Nacionale në Iowa, Timothy E. Orr. I kishte dërguar ftesë kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinjat, por viza nuk iu dha, e as nuk iu refuzua.

Njëlloj po vepron Britania me të. Po e mbanë në tension, meqë ka aplikuar për vizë.

Haradinaj këtë nuk po e sheh si shqetësim, madje lëshohet në vlerësime për mediat.

Thotë që nuk iu refuzua viza, por ajo që po shihet është se ai nuk arrit të jetë në Amerikë.

Nëse nuk do të merr pjesë as në Britani, do të ishte skandal përtej skandalit sipas të gjitha vlerësimeve.

Që sa ditë shumëkush ka kërkuar edhe dorëheqjen e tij.

Arton Murati nga KDI vlerëson se ky është mesazh i qartë që vendet e QUINT-it po ia japin Haradinajt.

“Nëse edhe ambasada Britanike ia refuzon vizën zotit Haradinaj atëherë ky është një mesazh i qartë për të dhe mënyrën se si po sillet Qeveria dhe si po bëhet politika”, tha ai.

Deklaratat e Haradinajt skandaloze po i vlerësojnë edhe profesorët.

Kështu, Kosova jo që mbetet vendi më i izoluar, por ka kryeministër njeriun që mund të vizitoj ndonjë shtet pa ndonjë rëndësi për vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat