Thaçi për AFP: Anëtarësimi në BE dhe NATO, vizioni i vetëm i Kosovës

Aktuale

Thaçi për AFP: Anëtarësimi në BE dhe NATO, vizioni i vetëm i Kosovës

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 11:13
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për Agjencinë prestigjioze të lajmeve “AFP” ka folur për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, perspektiven evropiane, për dialogun me Serbinë dhe gjykatën speciale.

Ai ka thënë se në këtë dhjetëvjetor janë shënua shumë suksese, por ka pas edhe sfida.     

Duke folur për perspektiven euroatlantike të Kosovës, ai ka theksuar se populli i Kosovës ka vetëm një vizion – anëtarësimin në BE dhe NATO.

Thaçi ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave si dhe për ndërlidhjen që ky proces ka me miratimin e demarkacionit me Malin e Zi.

“Në duhet të bëmë pjesën tonë. Nëse nuk e bëjnë, atëherë do të jetë faji ynë”, ka thënë Thaçi, duke bërë thirrje për miratimin e Demarkacionit.

Ai po ashtu është shprehur besimplotë se strategjia e re e BE-së do të jetë optimistë dhe konkrete për Ballkanin.

“BE është vonuar me Kosovën dhe Ballkanin perëndimore”, ka shtuar ai.

AFP shkruan se perspektiva evropiane e Kosovës dhe Serbisë, megjithatë do të varët edhe nga suksesi që do të arrihet në dialogun në Bruksel.

“Unë besoj se dialogu është mënyra e vetme për të ecur përpara si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë ", ka shtuar ai, duke iu referuar perspektivës evropiane.

Presidenti ka thënë për AFP-në se viti 2018 do të jetë vit i marrëveshjes finale dhe historike ndërmjet dy shteteve.

Thaçi ka thënë se dialogu ka ndikuar pozitivisht edhe në veri të Kosovës. Sipas tij, në veri tashmë janë policët, doganierët e Kosovës, ka liri të lëvizjes, edhe sistemi i drejtësisë është duke funksionuar.

“Komuniteti serb është i përfaqësuar në Parlament dhe Qeveri. Ne kemi pas 20 vjet të errësirës në veri të Kosovës. Kushdo që ka pritur zgjidhje magjike, ka gabuar”, ka theksuar ai, në pyetjet e gazetarit nëse dialogu ka pas efekt në veri.

Presidenti për AFP-në ka fol edhe për gjendjen në veri të Kosovës, pas vrasjes së Oliver Ivanovicit.

AFP shkruan se pas bisedës që kanë zhvilluar ndërmjet vete, presidenti Thaçi dhe Vuçiq kanë qetësuar situatën.

Presidenti Thaçi është pyetur edhe për Gjykatën Speciale.

"Në asnjë rrethanë nuk do të lejoj prishjen e partneritet të Kosovës me botën perëndimore", ka thënë Thaçi për AFP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat