Çollaku: Kosova të përfshihet në Strategjinë e BE-së për zgjerim

Aktuale

Çollaku: Kosova të përfshihet në Strategjinë e BE-së për zgjerim

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 11:54
Bekim Çollaku

Ish-ministër i Integrimit Evropian dhe tani shef i Stafit të Presidentit të Republikës së Kosovës, Bekim Çollaku, në një shkrim autorial të botuar në gazetën prestigjioze evropiane EUobserver, ka theksuar se Kosovës duhet t’i ofrohet qartësi në procesin e integrimit në BE, njësojë sikur shteteve tjera të Ballkanit perëndimor.

Në këtë shkrim të publikuar vetëm një javë përpara se Komisioni Evropian të publikojë strategjinë e re për zgjerim për shtetet e Ballkanit perëndimor, Çollaku kërkon nga BE-ja që duke  marrë në konsideratë të kaluarën e hidhur konfliktuoze të shteteve gjashtë shteteve të Ballkanit perëndimor të cilat aspirojnë të anëtarësohen në BE, si dhe problemet aktuale ende të pazgjidhura, anëtarësimi i gjashtë shteteve të Ballkanit perëndimor në BE të ndodhë në të njëjtën kohë dhe në bllok.

Ndërsa në rast se BE-ja vendos që në strategjinë e saj të caktoj afate kohore specifike për anëtarësimin e vetëm të disa shteteve duke i kualifikuar ato si prijëse në procesin e integrimit evropian, ndërsa për të tjerat nuk ofrohet qartësi, duke i konsideruar ato si të mbetura mbrapa, atëherë sipas z. Çollaku një gjë e tillë vetëm do të mund të rrit tensionet në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat