Njeriu që u përball me kriminielin Millosheviq “godet” tre liderët: Trimat, o moti i njoh unë këta

Aktuale

Njeriu që u përball me kriminielin Millosheviq “godet” tre liderët: Trimat, o moti i njoh unë këta

Nga: P.R Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 12:42
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli

Ish-mjeku i UÇK-së, Liri Loshi, përmes një postimi në facebook, ka komentuar vendimin e tre liderëve të Kosovës, Hashim Thacit, Ramush Haradinajt e Kadri Veselit për tërhqeje nga nisma e tyre për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

“A po ju kujtohet statusi im (në fb, vërejtje e redaksisë) për snajpëristin e rrejshëm që luante trimin në luftë. U tërhoqën këta trimat për specialën. O moti i njoh unë këta! 
Lexojeni edhe njëherë statusin, nëse s’keni ndonjë punë tjetër se ka edhe humor brenda”, ka shkruar Shoshi, përcjellë “Bota sot”.

Kujtojmë se autori Liri Loshi ka qenë si dëshmitarë në Hagë, për masakrën në Izbicë, kundër kriminelit Millosheviq. Gjatë luftës së UCK-së ka vepruar si mjek, si reporter lufte dhe Komandant për moral i Brigadës 112 në Drenicë. Liri Loshi ka bërë videon për masakrën e Izbicës në mars 1999, e cila ka pasur ndikim në kontinuitetin e aktiviteteve ushtarake të NATO-s, në politikën euro-amerikane ndaj luftës në Kosovë dhe në gjykimin e kriminelëve serbë të luftës në Gjyqin Ndërkombëtar të Hagës.

Image
Liri Loshi

Ja postimi i plotë:

A po ju kujtohet statusi im (në fb, vërejtje e redaksisë) për snajpëristin e rrejshëm që luante trimin në luftë. U tërhoqën këta trimat për specialën. O moti i njoh unë këta! 
Lexojeni edhe njëherë statusin, nëse s’keni ndonjë punë tjetër se ka edhe humor brenda.

SNAJPËRISTËT E RREJSHËM

Gjatë luftës në Drenicë, njëri e merrte një snajperkë dhe i binte mes përmes katundit. Sapo e shihinin katundarët tmerroheshin nga frika se ai do t’i gjuante forcat serbe që ato pastaj mund të hakmerreshin në popullatën civile. “Aman, thoshin civilët vendës, thoni atij njeriu të mos i gjuajë serbët se kemi gra e fëmijë e bëhet hataja!” “Shkoni në shtëpi dhe rrini të qetë, iu thosha unë. Ai nuk guxon t’i gjuajë forcat serbe. Ai vetëm bën sikur don t’i gjuajë që ju të vini e të ankoheni tek ne dhe që ne ta transmetojmë ankesën tuaj tek ai. Kështu atij do t’i mbetet trimëria pa e shkrep një fishek të vetëm! Por, ne nuk i themi dot, sepse e dimë mirë se deri ku shkon trimëria e tij.”

Pikërisht si ai snajperisti i rrejshëm i luftiës po bëjnë tash Hashimi, Kadriu dhe Ramushi duke pretenduar se duan ta shfuqizojnë Gjykatën speciale. Mos iu shkruani peticione. Mos u merrni fare me ta! Lerini deri ku po shkojnë. Ju garantoj se këta janë snajperistë të rrejshëm që kurrë pushka bam s’iu bën. Këta ju rrejnë juve. Mua jo! They have no guts to do that! Ata nuk kanë guxum për ta bërë atë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat