Kushti i BE’së që Kosova e Serbia të anëtarësohen bashkë në BE

Aktuale

Kushti i BE’së që Kosova e Serbia të anëtarësohen bashkë në BE

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 23:54
Ilustrim

Kosova dhe Serbia vazhdojnë t’i bashkojë një qëllim, anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Sipas tabloidit britanik, Express, të dy shtetet duhet të nënshkruajnë fillimisht një marrëveshje që do të obligonte zbutjen e tensioneve. 

Bashkimi Evropian është duke këmbëngulur që dialogu mes dy qeverive të filloi sa më parë, pas një zvarritje prej më shumë një viti.

Presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajan ka thënë se është e detyrueshme të nënshkruhet marrëveshja për qetësimin e situatës.

“Është e rëndësishme që BE ta shohë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme të arritur përpara pranimit në BE dhe të jetë gjithçka stabile”, citohet të ketë thënë Tajan i cili sipas gazetës britanike nuk e ka përdorur njohjen e plotë të shtetit të Kosovës nga Serbia, shkruan Insajder.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar kushtin e BE-së për anëtarësimin e Kosovës duke pranuar se Kosova është pjesa më e vështirë e punës së tij.

“Be pret nga Serbia një marrëveshje ligjërisht detyruese me Prishtinën, pas së cilës ajo mund të bashkohet në BE”, ka thënë Vuçiq.

Bekim Collaku, shefi i stafit të presidentit Hashim Thaçi dhe ish-ministri i vendit për integrimin evropian, ka thënë se duhet të ketë një koncesion mes dy vendeve që të arrihet marrveshja historike.

“Koncesionet do të duhet të bëhen nga të dy vendet në mënyrë që të arrihet një marrëveshje historike për paqen dhe pajtimin mes këtyre dy vendeve”, ka thënë Çollaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat