“Populli t’ia zë derën Ramushit që kishte premtuar viza për tre muaj”

Aktuale

“Populli t’ia zë derën Ramushit që kishte premtuar viza për tre muaj”

Nga: G.B Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 09:52
Ramush Haradinaj

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes ka thënë se Kosova e humbur trenin për liberalizimin e vizave deri në vitin 2019.

Ndërsa, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, kishte premtuar liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, vetëm 3 muaj pasi të merrte qeverisjen e vendit.

E për gjithë këtë, ish këshilltari i ish kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj, ka thënë se qytetarët duhet t’ia zënë derën kryeministrit për premtimin për vizat që kishte bërë, arsye për çka e kishte rrëzuar qeverinë, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

E tash popull duhet me ja zënë derën Ramushit që i kishte premtuar vizat për tre muaj, si dhe Hashimit e Kadrisë pse e rrëzuan qeverinë më të mirë të pasluftës për të krijuar më të mbrapshtën, mu në pretekstin e demarkacionit dhe liberalizimit të vizave!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat