Reçica ngushëllon familjen e punëtorit të KEK-ut, kërkon zbatimin e ligjit

Aktuale

Reçica ngushëllon familjen e punëtorit të KEK-ut, kërkon zbatimin e ligjit

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 15:56
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka ngushëlluar familjen e punëtorit të KEK-ut, Fehmi Salihut, i cili vdiq mbrëmë në vendin e tij të punës. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka ngushëlluar familjen e punëtorit të KEK-ut, Fehmi Salihut, i cili vdiq mbrëmë në vendin e tij të punës.

“Me keqardhje e pranova lajmin për vdekjen e punëtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës, në vendin e tij të punës. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit”, thuhet në reagimin e ministrit Reçica.

Po ashtu, Reçica tha se organet kompetente do ta kryejnë punën e tyre për të sqaruar rrethanat e vdekjes së punëtorit të KEK-ut. Derisa, ka kërkuar që ligji i punës të zbatohet me përpikëri që të mos të ketë raste me fatalitet.

“Ne si MPMS, jemi të angazhuar që rastet me fatalitet si dhe lëndimet në vendin e punës të minimizohen duke kërkuar që Ligji për Siguri dhe Shëndet në Punë të zbatohet me përpikëri”, thuhet me tutje në reagimin e ministrit Reçica.

Ngushëllime për vdekjen e Salhiut ka shprehur edhe menaxhmenti i KEK-ut. Në një komunikatë për media, thuhet se aksidentalisht ka humbur jetën një nga punëtorët me të devotshëm të Korporatës Energjetike të Kosovës.

“Tekniku i inxhinierisë, Fehmi Salihu, ka punuar në Korporatë prej shumë vitesh dhe ka qenë një nga punëtorët më të dalluar për përkushtim, përgjegjësi dhe disiplinë në punë. Lajmi për vdekjen e tij na ka tronditur të gjithëve, menaxhmentin dhe gjithë punëtorët e korporatës. I ndjeri, mbrëmë ishte në orarin e punës në ndërrimin e tretë në Termocentralin “Kosova A” ku gjatë kohës sa ishte duke kryer punën e tij, konkretisht në afërsi të kazantorës së “Bllokut A4”, aksidentalisht për shkaqe të panjohura për momentin ka rënë nga lartësia edhe ka humbur jetën”, thuhet në komunikatën e KEK-ut.

Në këtë komunikatë, KEK-u njofton se për këtë raste është formuar komisioni profesional për hetimin e hulumtimit të shkakut dhe burimit të fatkeqësisë, derisa, në momentin që do të kenë informata të tjera rreth rastit, do të njoftohet opinioni. I ndjeri Fehmi Salihu i lindur më 10.09.1961 ka qenë i martuar dhe ka lënë gruan dhe tre fëmijë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat