Mësohen detaje nga takimi, a është kjo darka që kushton 8 mijë hektarë tokë?

Aktuale

Mësohen detaje nga takimi, a është kjo darka që kushton 8 mijë hektarë tokë?

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 19:47
Foto nga takimi

(E plotësuar) - Tashmë ka përfunduar darka e zyrtarëve të lartë nga Qeveria, të cilët ishin mbledhur në një takim të përbashkët me Presidentin e vendit si dhe Kryetarin e Kuvendit të Kosovës.

Burime brenda takimit të sotëm të krerëve të shtetit flasin për pajtim në mes të palëve për votimin e demarkacionit me Malin e Zi.

“Ka pajtim për ta votuar demarkacionin”, i ka thënë në kushte anonimiteti një burim brenda villës së Pacollit në Hajvali.

Marrëveshja e gushtit të vitit të kaluar ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi për Demarkacionin e kufirit, nxiti përplasjet e brendshme politik në Kosovë.

Tri partitë, AAK, Vetevendosje dhe Nisma vazhdojnë ta konsiderojnë këtë marrëveshje të dëmshme për Kosovën, e cila, sipas tyre, i humb vendit më shumë se 8 mijë hektarë tokë.

Nikoqir i kësaj darke këtë herë ishte zv/kryeministri i parë, Behgjet Pacolli. Madje takimi në fjalë u mbajt pikërisht në rezidencën e Pacollit në Hajvali.

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Avni Arifi, deklaroi se kabineti qeveritar sonte është ftuar në darkë nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli në rezidencën e tij, një ditë para se Kryesia e Kuvendit të shqyrtojë Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

“Është diskutuar për çështje të ndryshme. Nuk ka rend dite. Është darka e dytë informale, pa protokoll dhe pa kravatë”, ka thënë Arifi.

Në këtë darkë mësohet se po marrin pjesë të gjithë ministrat, përfshirë kryeministrin Ramush Haradinaj.

Ndryshe, nesër në ora 11.00 mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës ku në rend dite ka shqyrtimin e demarkacionit.

PDK ka thënë se do ta votojë demarkacionin, përderisa Nisma Socialdemokrate po provon të gjejë një zgjidhje. LDK ka thënë se do ta votojë, derisa AKR-ja ka kërcënuar se do ta braktisë koalicionin nëse nuk i gjendet zgjidhje demarkacionit. Vetëvendosja nuk lëkundet me qëndrimin që ka kundër demarkacionit.

Arifi tregon se çfarë ndodhi në rezidencën e Pacollit

Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi, e ka konfirmuar, arsyen e darkës në rezidencën e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli në Hajvali.

Ai ka thënë se kjo ka qenë një darkë informate e thirrur nga Pacolli, ku kanë qenë të ftuar të gjithë ministrat.

“Nuk ka tregim këtu. Kjo ka qenë një darkë informale e ftuar nga Behgjet Pacolli për të gjithë ministrat. Nuk ka asnjë fshehtësi tjetër këtu. Kjo është hera e dytë që ministrat mblidhen për qejf”, ka deklaruar Arifi.

Sipas tij, kjo nuk është hera e parë që janë mbledhur të gjithë ministrat.

“Herën e parë nikoqir ka qenë kryeministri Haradinaj kurse tani zotëri Pacolli. Kjo ishte një darkë pa protokoll dhe ma kravatë”, ka treguar Arifi.

Kujtojmë se më herët u raportua në media se në këtë darkë është arritur pajtueshmëri për ta votuar demarkacionin dhe se në këtë takim përpos kabinetit qeveritar i pranishëm ishte edhe presidenti Hashim Thaçi e kryeparlamentari Kadri Veseli.

Ndryshon gjithçka nga takimi në rezidencën e Pacollit – Ja çfarë marrëveshje u arrit

Takimi i thirrur nga Behgjet Pacolli në shtëpinë e tij në Hajvali, po rezulton të jetë i suksesshëm.

Media nga burime brenda takimit, ku pos kryeministrit Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, kryetarit Kadri Veseli, po merrë pjesë edhe presidentit Thaci, është arritur pajtueshmëri për miratimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Sipas këtyre burimeve, ka një pajtueshmëri ndërmjet liderëve në këtë takim, por me një kusht të vetëm.

“Ka pajtueshmëri për kalimin e demarkacionit, po me kushtin që nëse ka gabime, të korrigjohen. Edhe Mali i Zi është pajtuar me këtë kusht”, thonë këto burime brenda takimit.

Para pak castesh, media raportoi se pritet që të martën pas takimit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe atij të Malit të Zi, të Dushko Markoviq, të gjindet një zgjidhje për demarkacionin.“Pritet që nga ky takim të gjindet një zgjidhje për demarkacionin.

Sipas të gjitha gjasave, kryeministri i Malit të Zi, do të pajtohet që ta potencoj mundësinë e korrigjimit, nëse konstatohen gabime në shënjimin e kufirit ndërmjet dy vendeve”, tha ky burim.

Gjithnjë sipas këtij burimi, ky zotim i kryeministrit të Malit të Zi për demarkacionin, do ta zgjidhë përfundimisht këtë cështje, dhe deputetëve kosovarë do t’ua bëjë më të lehtë që të vendosin për këtë marrëveshje.

Gjatë ditës së sotme, edhe raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes, ka thënë se takimi mes kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe atij të Malit të Zi, Dushko Markoviq, do të jetë mundësi që të arrihet shansi për një zgjidhje të shpejtë e cila do t’i mundësonte qytetarëve të Kosovës liberalizimin e vizave.

“Çka do që të ndodh, mendoj se gjërat janë relativisht të qarta:? Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi është një prej kushteve më të rëndësishme për liberalizim vizash për qytetarët e Kosovës, natyrisht, përveç luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka thënë Sholtes për të përditshmen malazeze “Pobjeda”.Ai ka folur për mundësi të reja për zgjidhjen e kësaj cështjeje.

“Mund të arrihet edhe ndonjë zgjidhje tjetër që do të mund të çonte në zhbllokim në Parlamentin e Kosovës, ndonjë formulë e dytë apo e tretë përmes së cilës do të zgjidhej çështja e demarkacionit të kufirit. Por, për këtë mund të flasim pas takimit mes dy kryeministrave”, shtoi Sholtes.

Ndërkohë, edhe marëveshja e arritur në vitin 2015 për shënjimin e kufirit ndërmjet dy vendeve, gjegjësisht pika e 7 e kësaj marrëveshje parashikon korrigjime të demarkimit.

“Komisionet Shtetërore të kufijve të palëve do të formojnë një Trup të përbashkët pune në juridiksionin e të cilit do të jetë që, në bazë të dokumenteve të përcaktuara në nenin 2 të kësaj Marrëveshjeje, të kryejë në terren shënjëzimin e kufirit të përcaktuar me këtë marrëveshje dhe të krijojë dokumentacionin për kufirin e përbashkët shtetëror, në të cilin do të bëhet përshkrimi I mënyrës së shënimit të saj dhe përcaktimi i pozicionit të shenjave kufitare”, thuhet ndër të tjera në nenin 7 të kësaj marrëveshje.

Sipas kësaj pike, thuhet se korrigjimet mund të ndodhin vetëm nëse ka pajtueshmëri ndërmjet dy palëve.

“Duke u nisur nga kushtet lokale, gjeografike dhe ekonomike në përgjithësi, Trupi i përbashkët i punës për shënjimin e kufirit shtetërir, do të ketë mundësi që me pëlqimin e dyanshëm, të bëjë korrigjimet e nevojshme dhe të ekulibruara”, thuhet ndër të tjera në këtë pikë.Në anën tjetër, pritet që nesër kryesia ta procedoj për në Kuvend marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi.

Marrëveshja e nënshkruar në vitin 2015 ndërmjet ish- ministrit të Jashtëm Hashim Thaci dhe homologut malazez, kishte shkaktuar tensione të mëdha në vend.

Atë kohë opozita e përbërë nga VV, AAK e Nisma kundërshtaun fuqishëm këtë marrëveshje.

Përpos protestave, u përdor edhe gazi lotsjellës, vetëm e vetëm që të pengohet kalimi i kësaj marrëveshjeje.Ishte pikërisht kryeministri aktual i vendit, Ramush Haradinaj ai i cili ishte fuqishëm kundër kësaj marërveshjeje.

Madje, edhe para pak ditësh ai ka theksuar se është turp që vendi të falë 8 mijë hektarë tokë, për të marrë sic ka thënë ai liberalizimin e vizave.BE i aka vendosur Kosovës kusht demarkacionin, në mënyrë që t’ia jap liberalizimin e vizave.

Pas Haradinajt, në shtëpinë e Pacollit, arrin edhe Thaçi e Veseli

Përveç anëtarëve të Qeverisë së Kosovës, në shtëpinë e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli kanë qenë të ftuar edhe Presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe Kryeparlamentari Kadri Vesei, të cilët edhe po marrin pjesë në këtë takim.

Kështu ka bërë të ditur për blic, një burim i afërt me krerët shtetëror. Sipas këtij burimi, Presidenti Thaçi, Kryeministri Haradinaj, Kryeparlamentari Veseli dhe anëtarët tjerë të qeverisë janë ftuar në darkë nga zëvendëskryeministri Pacolli.

“Behgjet Pacolli ka ftuar për një darkë kabinetin qeveritar në shtëpinë e tij në Hajvali”, tha ky burim.

Merret vesh se në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për disa tema nëpër të cilat po kalon vendi, pa precizuar saktësisht.

Media ka bërë përpjekje që të marrë edhe një konfirmim zyrtar për këtë takim, nga ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe ai i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, por asjnëri nga ta nuk është lajmëruar në thirrjet e redaksisë.

Vlen të ceket se ky takim, është thirrur pikërisht në kohën kur në media po raportohet se anëtarë të subjekteve politike në pozitë kanë filluar t’ia tregojnë rrugën shefit të AKR-së Behgjet Pacolli, i cili itë më parë në një emision televiziv “kërcënoi” kryeministrin Ramush Haradinaj me dalje nga koalicioni qeveritar.

“Nëse nuk ratifikohet demarkacioni dëmet do të jenë të pariparueshme. Do t’i humb kuptimi kësaj qeverie”, kishte deklaruar Pacolli.

E kërcënimeve të partnerit qeverisës nuk po u frikësohen Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Social Demokrate.

Madje shefi i grupit parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi ia ka lënë dyert e largimit hapur AKR-së.

Sherifi ka thënë për lajmi.net se secili partner “hynë kur donë, dhe del kur donë”. “Hyrja në koalicion ka qenë vullnetare, edhe dalja eventuale e cilit do partner qeverises duhet te jete vullnetare. Kjo është demokracia. Secili hyne kur donë dhe del kur donë”, ka thënë Sherifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat