Thaçi jep tri propozime për kabinetin qeveritar, ja çka thotë për Gjykatën Speciale

Aktuale

Thaçi jep tri propozime për kabinetin qeveritar, ja çka thotë për Gjykatën Speciale

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 10:59
Hashim Thaçi

(E plotësuar) - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është ulur për disa minuta në karrigen ku ka qëndruar për disa vite, atë të kryeministrit të Kosovës, për t’iu drejtuar me një fjalë rasti kabinetit qeveritar për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë.

Presidenti Thaçi tha se është momenti i duhur që Bashkimi Evropian të konfirmojë se tërë Evropa juglindore i përket Bashkimin Evropian dhe jo ideologjive tjera që cenojnë vlerat dhe parimet perëndimore.

Sipas tij, nënshkrimi i MSA-së për ne ka qenë mirënjohje për të reformat që kemi bërë në ekonomi dhe sektorët tjerë por është edhe udhërrëfyes për integrimin në BE.

Duke e cilësuar nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e Termocentralit Kosova e re, si hap historik, ka thënë se fokusi i yni duhet të jetë zhvillimi ekonomik.

Thaçi: Sfidat e menjëhershme të shtetit tonë

“Sfidat e menjëhershme mbesin plotësimi i të gjitha kushteve për liberalizim të vizave për qytetarë të Kosovës, transformimin e shpejt dhe të suksesshëm të FSK-së në FAK, luftimi i radikalizmit dhe ekstremizmit, ruajtja e partneritetit me bashkësinë ndërkombëtare, lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe të gjitha dukurive tjera negative, por duhet qenë inkurajues në angazhimet që kemi bërë deri tani sepse kemi plotësuar kriteret për liberalizim, natyrisht duke mirëpritur dhe janë shumë të mirëseardhura përpjekjet e fundit që të gjendet një rrugëdalje për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi”, tha ai.

Por nuk harrojë pa përmendur edhe Gjykatën Speciale.

Thaçi: Do t’i kryejmë obligimet për Gjykatën Speciale

“Sa i përket Gjykatës Speciale edhe pse e pa drejt historikisht, Kosova ka marrë detyrimet  veta dhe do t’i kryej me përpikëri me marrëveshjet që kemi arritur. Edhe ky vendim është bërë për të ruajtur partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe NATO-në”, tha Presidenti Thaçi.

Thaçi u ndal edhe te dialogu me Serbinë.

Thaçi: Po punojmë për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë

“Tani jemi futur në fazën përmbyllëse të këtij procesi dhe jemi duke punuar që të arrijmë një marrëveshje përfundimtare që nënkupton normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe pajtim ndërshtetëror. Pa asnjë dyshim sot jemi shembull i paqes dhe pajtimit, shembull i dialogut dhe ndërtimit të marrëdhënieve për të gjithë“, ka thënë Presidenti Thaçi.

Kurse, në fund dha tri propozime, duke shpresuar se do të marrin mbështetjen e kabinetit qeveritar.

Thaçi: Këto janë tri propozimet tona

“Shteti i Kosovës ka nevojë për ndërtimin e kompleksit rezidencial të institucioneve shtetërore si domosdoshmëri e kohës dhe prezantimit real të zhvillimit të Kosovës. Së dyti vuajtjet tona shekullore dhe përpjekjet për liri janë të ngulitura në mendjen e secilit nga ne por kjo nuk mjafton, kujtesës tonë kolektive historike patjetër i duhet një objekt muze, të cilën unë propozojë ta quaj muzeu i pavarësisë, ku do të ruhen dhe ekspozohen artefaktet materiale të një procesi të gjatë historik që pasqyron vuajtjet dhe përpjekjet për liri dhe pavarësi, dhe së treti kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, gjithashtu ka nevojë për ndërtimin e një obelisku të lirisë, si monument i kujtimit dhe ndërtimit për sakrificën e të gjitha gjeneratave për lirinë dhe pavarësisë së Kosovës”, tha ai.

Derisa numërojmë të arriturat e shtetit të Kosovës, përmendi  aspiratat për të ardhmen, si dhe sfidat me të cilat ballafaqohemi, ku shtoi se edhe pse e dimë se cili është destinacioni ynë, rruga deri në NATO dhe Bashkim Evropian, nuk është e lehta dhe e shpejt.

Ai theksoi se këto dhjetë vite kanë qenë vitet të suksesit por edhe të mësimeve  dhe obligimeve që kemi përball institucioneve tona shtetërore.

Kurse, kryeministri Ramush Haradinaj, i premtoi Presidentit që në mbledhjet e ardhshme do t’i procedojnë propozimet e tij për shkak se janë në interes të vendit.

Thaçi: Kosova do t’i kryej detyrimet e veta për Gjykatën Speciale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Gjykata Speciale edhe pse e padrejtë, Kosova ka marrë detyrimet e veta dhe do t’i kryej me përpikëri me marrëveshjet që janë arritur.

“Edhe  ky vendim është bërë për të ruajtur partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n”, tha presidenti Thaçi.

Duke folur para kabinetit qeveritar për nder të 10 vjetorit të pavarësisë Thaçi u ndal edhe te dialogu me Serbinë.

Ai tha se tashmë janë futur në fazën  përmbyllëse të këtij procesi dhe janë duke punuar që të arrihet një marrëveshje përfundimtare që nënkupton normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe pajtim ndërshtetëror.

“Pa asnjë dyshim sot jemi shembull i paqes dhe pajtimit, shembull i dialogut dhe ndërtimit të marrëdhënieve për të gjithë“, ka thënë Thaçi.

Presidenti Thaçi tha se është momenti i duhur që Bashkimi Evropian të konfirmojë se tërë Evropa juglindore i përket Bashkimin Evropian dhe jo ideologjive tjera që cenojnë vlerat dhe parimet perëndimore.

Sipas tij, nënshkrimi i MSA-së për ne ka qenë mirënjohje për të reformat që kemi bërë në ekonomi dhe sektorët tjerë por është edhe udhërrëfyes për integrimin në BE.

Duke e cilësuar nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e Termocentralit Kosova e re, si hap historik, ka thënë se fokusi i yni duhet të jetë zhvillimi ekonomik.

Derisa numëroi të arriturat e shtetit të Kosovës, përmendi  aspiratat për të ardhmen, si dhe sfidat me të cilat ballafaqohemi, ku shtoi se rruga deri në NATO dhe BE nuk është e lehtë dhe e shpejtë.

Presidenti Thaçi tri propozime për kabinetin qeveritar, iu kërkon më shumë punë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi iu ka drejtuar kabinetit qeveritar me një fjalë rasti për nder të dhjetë vjetorin të pavarësisë.

Thaçi ka dhënë tri propozime për kabinetin qeveritar.

Thaçi ka propozuar të ndërtohet kompleksi rezidencial, të ndërtohet një muze, dhe një obelisk në Prishtinë.

“Së pari shteti i Kosovës ka nevojë për ndërtimin e kompleksit rezidencial, së dyti vuajtjet tona shekullore për liri, por kjo nuk mjafton kujtesës sonë kolektive i duhet një muze, që unë propozoj të quhet muzeu i pavarësisë që pasqyron vuajtjet dhe përpjekjet për liri dhe pavarësi. Dhe së treti Prishtina ka nevojë për ndërtimin e një obelisku për lirin e pavarësinë e Kosovës që do të nderonim qytetarët tanë dhe të gjithë miqtë”, ka thënë Thaçi.

***

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë po iu drejtohet me një fjalë rasti kabinetit qeveritar.

Përndryshe, Presidenti Thaçi, duke folur për arritje e Kosovës tash kur edhe është përvjetori i 10-të i pavarësisë, ka thënë se Kosova ka ecur përpara në të gjitha aspektet por ka edhe sfida.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat