Edhe Thaçi kërkon ndërtimin e kompleksit të ri rezidencial shtetëror

Aktuale

Edhe Thaçi kërkon ndërtimin e kompleksit të ri rezidencial shtetëror

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 12:42
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar për adresimin e vet në Qeverinë me tri propozimet që vendi duhet të merret.

Cilat janë këto tri propozime të Thaçit. lexoni në postimin e plotë të tij në Facebook:

“Sot isha i nderuar me mundësinë për t’iu adresuar kabinetit qeveritar. Falënderoj kryeministrin Haradinaj për krijimin e kësaj tradite të mirë të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Në këtë dhjetëvjetor të pavarësisë dhe dekadat e ardhshme, duhet t’i kultivojmë dhe kompletojmë shenjat e identitetit tonë shtetëror.

Në shërbim të këtij qëllimi, kabinetit qeveritar i bëra tri propozime, të cilat shpresoj se do të marrin përkrahjen e Qeverisë dhe të qytetarëve të vendit tonë.

Së pari, shteti i Kosovës ka nevojë për ndërtimin e kompleksit rezidencial të institucioneve shtetërore, si domosdoshmëri e kohës dhe prezantimit real të zhvillimit të Kosovës.

Së dyti, e dimë se vuajtjet tona shekullore dhe përpjekjet për liri janë të ngulitura në mendjen e secilit nga ne. Por ,kjo nuk mjafton. Kujtesës sonë kolektive historike, patjetër i duhet një objekt muze, të cilin unë propozoj ta quajmë “Muzeu i Pavarësisë”, ku do të ruhen dhe ekspozohen artefaktet materiale të një procesi të gjatë historik që pasqyron vuajtjet dhe përpjekjet për liri dhe pavarësi.

Dhe, së treti, kryeqyteti i Kosovës, gjithashtu ka nevojë për ndërtimin e Obeliskut të Lirisë, si monument i kujtimit dhe i nderimit për sakrificën e të gjitha gjeneratave për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, para të cilët do të nderonin qytetarët e Kosovës dhe të gjithë miqtë tanë nga bota”.

Pacollët ka kohë që kërkojnë ndërtimin e kompleksit të ri rezidencial shtetëror dhe ata tashmë kanë propozuar që ky kompleks të jetë në Hajvali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat