Gecaj për vizën amerikane të Haradinajt: U gëzohen vizave si fëmija çokollatave

Aktuale

Gecaj për vizën amerikane të Haradinajt: U gëzohen vizave si fëmija çokollatave

Nga: G.B Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 19:09
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë vizën amerikane, për të qenë pjesë e Lutjeve të Mëngjesit në Washington.

E për këtë ka reaguar zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, i cili ka thënë se u gëzohen vizave si fëmija çokollatave, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se është shqetësuese se si çështja e vizave për liderët e shtetit është kthyer në temë diskutimi.

Postimi i plotë:

U GËZOHEN VIZAVE SI FËMIJA ÇOKOLLATAVE!

Vet shndërrimi i çështjes së vizave për “liderët” institucional në një temë të diskutueshme është në vetvete tej mase shqetësuese për shtetin tonë të ri. Në fund të fundit po flasim për shtetin i cili as që do të mund të krijohej pa ndihmën dhe kontributin e mu këtyre shteteve të cilat hezituan dhe vonuan dhënien e vizave. Ndërsa “liderët” tonë të gjorë po u gëzohen vizave si fëmija çokollatave!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat