Mushkolaj për Lekajn: Doktor Pali e komplekson edhe gjuhën shqipe - Bota Sot
Mushkolaj për Lekajn: Doktor Pali e komplekson edhe gjuhën shqipe

Aktuale

E hënë, 20 gusht 2018

Mushkolaj për Lekajn: Doktor Pali e komplekson edhe gjuhën shqipe

Nga: G.B Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 10:29
Pal Lekaj

Analisti politik Imer Mushkolaj, ka komentuar intervistën e mbrëmshme të ministrit Pal Lekaj, në një televizion, ku ai ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj mund të gjuajë me armë kudo në botë.

Përmes postimeve në llogarinë e tij në Facebook, ai ka ironizuar me pjesë të intervistës së Lekajt të cilin e ka quajtur doktor Pali, derisa ka thënë se me gjuhën e tij e ka kompleksuar edhe gjuhën shqipe, përcjell Bota sot.

Postimet e tij në Faebook:

Doktor Pali ma ndreqë natën. E paska mësu fjalën "n'këtë prizmë", e shkoqi tuj e përdor.

Doktor Pali ta komplekson edhe shqipen standarde. "Nuk ka mundur me kaluar", po thotë.

Doktor Pali: "Zoti Haradinaj dhe luftëtarët e lirisë çdokund n'botë mund të gjujnë me armë".

Ooo ma myti prizmën Doktor Pali.

"Nuk kom pa asni ftohje", po thotë Doktor Pali për raportet Fatmir-Behgjet.

"Ish-qeveria e kalume", po thotë Doktor Pali.

Doktor Pali: "Është proces që vazhdon në vazhdimësi".

Doktor Pali plotësisht i qartë: "Ato skena të LDK'së besoni se kom thonë ku jemi".

Doktor Pali: 91 km autostradë Istog-Prizren 1 miliard euro./BS/

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test