Kurti: Do të kërkojmë interpelancë me kryeministrin për rastin Dehari - Bota Sot
Kurti: Do të kërkojmë interpelancë me kryeministrin për rastin Dehari

Aktuale

E diel, 19 gusht 2018

Kurti: Do të kërkojmë interpelancë me kryeministrin për rastin Dehari

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 10:54
Albin Kurti dhe Glauk Konjufca

(E plotësuar) - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se do të kërkojnë interpelancë me kryeministrin Ramush Haradinaj për hetim të pavarur për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Kurti  në një konferencë  tha se kryeministri u pati premtuar prindërve të Astrit Deharit se Qeveria do të angazhohet për këtë rast, por se nuk u ndërmor asgjë, as tre muaj pas këtij takimi.

E shefi i Grupit Parlamentar të VV-së , Glauk Konjufca  tha se si VV kanë kërkuar shkarkimin e disa personave me pozita të larta në institucionet të drejtësisë. 

Kurti; Haradinaj i kishte premtuar familjarëve të Deharit për hetim të pavarur

“Mungesa e hetimit të pavarur edhe sot e kësaj dite është pengim i vazhdueshëm i hetimit dhe obstruksion i vazhdueshëm i drejtësisë . ....Me datën 5 nëntor të vitit 2017-të , kur shënuam një vjetorin e mbytjes së Astritit   ne parashtruam disa kërkesa për Qeverinë dhe prokurorinë dhe kryeministri Haradinaj me ekipin e vet të nesërmen me 6 nëntor bashkë me ministrin e tashëm të drejtësisë patan pranuar në një takim zyrtare prindërit e Astrit Deharin, Avniun dhe Xhemilen. Me ç ‘rast kryeministri u pati premtuar atyre , se kërkesa e familjes është e arsyeshme dhe se  Qeveria do të angazhohet që ky hetim të realizohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Kurti.

Kurti tha se lidhur me kërkesën e familjes së Astrit Deharit që rasti të hetohet edhe në Institutin e Mjekësisë ligjore në Lozanë, pavarësisht premtimeve, Qeveria ka lejuar vetëm mjetet për hetim por jo edhe lejën për hetim.

Kurti: Do të kërkojmë interpelancë për kryeministrin

“Tre muaj janë tepër shumë dhe aq më tepër që nuk ka asgjë nga kjo qeveri ajo nuk po e lejon nisjen e hetimit të pavarur ndërkombëtar siç është zotuar vet. Prandaj Lëvizja Vetëvendosje do të zhvilloj dhe intensifikoj aktivitetet në trysnin publike e politike për këtë gjë me ç ‘rast ne do të fillojmë me një interpelancë me kryeministrin Haradinaj , lidhur me hetimin e domosdoshëm të pavarur e ndërkombëtar për rastin e Astrit Deharit. “, tha Kurti.

Ndërsa, Glauk Konjufca ka thënë se deri më tani asnjë kërkesë nuk është përmbushur që të mundësohet hetim i pavarur dhe ndërkombëtar për vdekjen e  Astritit  Deharit në burg.

Ai ka kërkuar që të shkarkohen nga pozita ish- ministrja e Drejtësisë tash, ministre e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, shefi i policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, Drejtori i Njesisë kundërterrorizmit Fatos Makolli dhe persona të tjerë që sipas tij janë të implikuar në këtë rast.

Konjufca: Të shkarkohen, Dhurata Hoxha, Shpend Maxhuni

“Po flitet pra për Dhurata Hoxhën.  Shkarkimin e Shpend Maxhunit që është edhe sot e kësaj dite drejtori i përgjithshëm i policisë . Nexhmi Krasniqi, që është komandat i njësisë rajonale në Prizren di dhe Fatos Makolli, në kuadër të policisë së Kosovës si drejtori i njësisë kundër terrorizmit. Sidomos ky i fundit i cili ka qenë njëri prej njerëzve aktiv në montimin e rastit kundër VV-së. Si akuzë për terrorizëm. Prej të cilit po vazhdojë të vuajnë dënimin në burg 4 aktivisht të VV-së.”, tha Konjufca.

Ai tha se përveç kësaj kanë kërkuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës që deri më  5 shkurt të vitit 2018-të si datë e fundit të  shkarkohen nga çdo funksion të sistemit të drejtësisë tre prokurorë të shtetit të cilët sipas tij kanë qenë drejtpërdrejte të përfshirë në rastin e akuzës për terrorizëm kundër aktivistëve të LVV-së ndër të cilët ishte edhe Astrit Dehari.

Konjufca; Të shkarkohet Sylë Hoxhqa, Metush Birah dhe Abdurrahim Islami

Këta janë Sylë Hoxha, ish Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore , të Prizrenit , tash është Prokuror i Prokurorisë Speciale. Është Metush Biraj, prokuror i Prokurorisë Themelore të Prizrenit i cili e ka pasur drejtpërdrejt rastin e Astritit dhe është Aburrahim Islami, prokuror i Prokurorisë Speciale i cili e ka udhëhequr përndjekjen  Atsrit Deharit dhe të aktivistëve të VV-së të cilët edhe sot po e vuajnë dënimin”,tha Konjufuca.

Konjufca  ka paralajmëruar edhe organizimin e protestave nëse siç tha ai Qeveria e Kosovës nuk i hapë rrugë drejtësisë.

Kurti dhe Konjufca konferencë për media (Drejtpërdrejt)

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti do të mbajë sot një konferencë për gazetarë.

Bashkë me Kurtin në konferencë do të dal edhe shefi i Grupit Parlamentar të VV-së Glauk Konjufca.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test