Veseli: Për herë të parë vendet e BE-së e trajtojnë Kosovën shtet të pavarur

Aktuale

Veseli: Për herë të parë vendet e BE-së e trajtojnë Kosovën shtet të pavarur

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 12:42
Kadri Veseli dhe Natalya Apostolova

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka thënë se është lajm i mirë që për herë të parë vendet anëtare të BE-së e pranojnë dhe e trajtojnë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, përfshirë shtetet anëtare të BE-së që nuk na kanë njohur.

Në një postim në Facebook, kreu i Kuvendit thotë se strategjia e Zgjerimit të Bashkimit Europian në parim tregon qartë perspektivën europiane të Kosovës.

“Kemi merituar dhe kam pritur më shumë, por perspektiva jonë europiane është e pandalshme. Kosova do të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik, duke përmbushur të gjitha obligimet që ka”, ka shkruar Veseli ku ka postuar një fotografi me gjasë nga një takim me shefen e BE-së në Kosovë Natalya Apostolova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat