Millaku: Komisionit për Punë të Brendshme si Kuvend i burrave - Bota Sot
Millaku: Komisionit për Punë të Brendshme si Kuvend i burrave

Aktuale

E shtunë, 24 shkurt 2018

Millaku: Komisionit për Punë të Brendshme si Kuvend i burrave

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 14:53
Drita Millaku

Anëtarja e Komisionit për Punë të Brendshme, nga Lëvizja Vetëvendosje, Drita Millaku, është ndier e diskriminuar në mbledhjen e sotme të këtij komisioni.

Derisa po diskutonin rreth formimit të një grupi punues ose jo për të mbikëqyr zbatimin e ligjit për Inspektoratin Policor të Kosovës, ajo tha se po ndihet e diskriminuar që foli ndër të fundit për këtë çështje, ani se kishte kërkuar fjalën e para.

Madje ajo tha se po e shqyrton mundësinë të tërhiqet nga komisioni, sepse është bërë sikur kuvend i burrave.

“E para kërkova fjalën dhe e fundit e mora fjalën si gjini femërore që nuk respektohet. Besa po e shikoj edhe mundësinë, a me qenë ende në këtë komision apo jo, sepse po me duket më shumë si Kuvend i burrave”, u shpreh ajo.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test