Fjalimi për të cilin Atifete Jahjaga paditet për shpifje - Bota Sot
Fjalimi për të cilin Atifete Jahjaga paditet për shpifje

Aktuale

E shtunë, 26 maj 2018

Fjalimi për të cilin Atifete Jahjaga paditet për shpifje

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 17:05
Atifete Jahjaga

Ish-presidentja Atifete Jahjaga, me 14 shkurt do të dal para gjykatë për tu përballur me padinë për shpifje. Ajo është paditur nga familja Berisha nga Suhareka, pasi kishte deklaruar se Shyhrete Berisha, e mbijetuara e masakrës së Familjes Berisha, është tërhequr zvarrë nga shtëpia e saj.

“Si mundemi, ne, respektuesit e kuotës së tridhjetë përqindëshit, promovuesit dhe avokuesit për të drejtat e gruas, të lejojmë që një grua të hiqet zvarrë nga shtëpia e saj ku me vite ka grumbulluar kujtimet e më të dashurve të saj që lufta – lufta për lirinë tonë – ja mori padrejtësisht?”, kishte pyetur Jahjaga.

Ky është fjalimi i plotë i Jahjagës i publikuar nga Insajderi:

Shyhretja, si shumë gra të Kosovës, e ka paguar shtrenjtë çmimin e lirisë.

E plagosur fizikisht dhe e vrarë emocionalisht, Shyhretja ka mbijetuar fare rastësisht, e lënë për të vdekur, e mbuluar me trupat e pajetë fëmijëve e bashkëshortit të saj në kamionin ku forcat serbe i kishin ngarkuar anëtarët e familjes Berisha nga Suhareka.

Pak nga ne kishim menduar që dy dekada pas luftës, Shyhretes, që po luftonte me ngulm për t’u hapur varre për t’i qarë fëmijët e saj, e po kërkonte drejtësi për vrasësit e familjes së saj, do t’i ngarkohej edhe një betejë tjetër për drejtësi.

Dyshoj që ta ketë menduar edhe ajo që një ditë dyert e shtëpisë ku kishte nisur e krijuar familjen deri në ato momente të kobshme që e kishin privuar përjetë nga ajo lumturi, do t’i mbyllen në emër të normave, të burrnisë, të traditës.

Nuk e kisha menduar që një shtet ligjor do ta dështojë kështu gruan, vuajtja e së cilës është vet bazamenti i këtij shteti.

Unë dua t’i ngris disa pyetje, që ndoshta diskutimi i mëvonshëm edhe mund të jap përgjegje:

Si mundemi, ne, respektuesit e kuotës së tridhjetë përqindshit, promovuesit dhe avokuesit për të drejtat e gruas, të lejojmë që një grua të hiqet zvarrë nga shtëpia e saj ku me vite ka grumbulluar kujtimet e më të dashurve të saj që lufta – lufta për lirinë tonë – ja mori padrejtësisht?

Si mundemi ne, kur sot, në mesin tonë, këtu, kemi gra, secila e fuqishme, secila shembull për komunitetet e tyre, secila punëtore dhe me etikë të punës, t’i mbyllim sytë para një padrejtësie të tillë?

Si mundemi të sillemi kështu para gjeneratave të reja, të cilave po u premtojmë se Kosovën do ta bëjmë vend të ëndrrave të tyre?

Si Shyhretja ka shumë në Kosovë, pre e një kulture që vazhdimisht sposton gruan në pozitë inferiore, një pozitë të dytë. Të sigurohemi që ato t’i ndiejnë efektet e punës tonë për të jetësuar këtë barazi që ajo të mos mbetet vetëm në letër.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test