Haradinaj fajëson SHBA-në dhe BE-në për mos zhvillimin e Kosovës

Aktuale

Haradinaj fajëson SHBA-në dhe BE-në për mos zhvillimin e Kosovës

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 18:39
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj,  në një intervistë për medien gjermane, “Basler Zeitung” ka folur për 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, si dhe për ecurinë e saj si shtet.

Haradinaj ka përmendur disa prej të arriturave të vendit, si njohjet që Kosova po vazhdon t’i pranoi nga shtetet e huaja. Mes tjerash për mos zhvillimin e vendit ai ka fajësuar, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I pari i qeverisë tha se përkundër që në Kosovë kohëve të fundit ka pasur progres në disa sfera, e pranoi se institucionet vendore nuk kanë arritur që t’i kryejnë si duhet detyrat e shtëpisë.

“Ka mjaft suksese. Kosova është e njohur, financat shtetërore janë forcuar. Kështu që këtë vit kemi një buxhet me një suficit buxhetor prej dy miliardë euro. Por fatkeqësisht nuk kemi bërë mjaft mirë detyrat e shtëpisë tonë. Fatkeqësisht, energjia dhe entuziazmi i Bashkimit Evropian dhe i Shteteve të Bashkuara janë zhdukur gjithashtu. Fakti që pesë vende të BE-së ende nuk e njohin Kosovën dhe se ende nuk kemi marrëveshje me Serbinë, nuk e bëjnë jetën tonë më të lehtë.” ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat