Ankohet Ramush Haradinaj - Bota Sot
Ankohet Ramush Haradinaj

Aktuale

E diel, 19 gusht 2018

Ankohet Ramush Haradinaj

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 19:52
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj ka shprehur pakënaqësinë e saj me Bashkimin Evropian, përkatësisht me Strategjinë e Zgjerimit të BE'së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Qeveria ka thënë se Kosova ka një varg arritjesh, të cilat do të duhej të njihen dhe pranohen nga Bashkimi Evropian.

“Megjithëkëtë, duhet theksuar përkushtimin e qartë të Kosovës për implementim efikas të MSA-së, seriozitet në forcimin e sundimin të ligjit dhe institucioneve përkatëse, dhe fqinjësi të mirë. Viti 2018 do të duhej të jetë viti kur Kosova me punën dhe përkushtimin e saj, e fiton statusin kandidat dhe liberalizimin e vizave për qytetarët e saj”, thuhet në deklaratë.

"Derisa ne jemi të vetëdijshëm për sfidat që kemi përpara nesh, është tejet e rëndësishme që Bashkimi Evropian të ketë politikë të qartë ndaj Kosovës, në mënyrë që të avansojë procesin e saj të integrimit, dhe të mos rrezikohen të arriturat tona të përbashkëta për paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në rajon", thekson Haradinaj.

Lajmin e plotë mund ta lexoni të Mediat Shqiptare duke klikuar KETU.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test