Krasniqi për tre liderët e vendit: Nëse rrëzohet aeroplani, shpëton Kosova - Bota Sot
Krasniqi për tre liderët e vendit: Nëse rrëzohet aeroplani, shpëton Kosova

Aktuale

E mërkurë, 15 gusht 2018

Krasniqi për tre liderët e vendit: Nëse rrëzohet aeroplani, shpëton Kosova

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 23:58
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka treguar historinë e një udhëtimi të një delegacioni nga Kosova për një shtet tjetër.

Krasniqi ka treguar se si njëri nga politikanët pati thënë se çka bëhet nëse ndodh që të rrëzohet aeroplani. Mirëpo, me interesantja sipas Krasniqit ishte se ai (politikani) vet ishte përgjigjur se nuk ndodh asgjë, veç se shpëton Kosova.

Ironia e Krasniqit vjen pikërisht në ditën kur liderët e vendit kanë udhëtuar të gjithë jashtë vendit.

Statusi i plotë Krasniqit:

Udhëtimi ne një Avion i një delegacioni nga Kosova!

Pak ironi!

Para disa vitesh po udhëtonin se bashku një delegacion i përberë nga krerët e partive politike te Kosovës (drejtues të shtetit). Në bisedë e sipër, njëri nga politikanët bëri një pyetje: Çka bëhet po bëri vaki e me u rrëzua aeroplani?

Pat përgjigje prej më të ndryshmeve, por njëra ishte më interesante se gjithë të tjerat. Ai pyetjes ia dha ketë përgjigje:

“Nuk ndodh asgjë, veç shpëton Kosova!”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test