Deputetja Nagavci kërkon sqarim për anulimin e konkursit për shkencëtarin e vitit

Aktuale

Deputetja Nagavci kërkon sqarim për anulimin e konkursit për shkencëtarin e vitit

Nga: Bota Sot Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 16:59
Arbërie Nagavci

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Arbërie Nagavci ka njoftuar se sot ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Arsimit për anulimin e konkursit: “Shkencëtar i vitit 2017” dhe “Shkencëtari i ri i vitit 2017” të shpallur nga MASHT me dt. 15 nëntor 2017.

Ajo përmes një postim në Facebook ka shkruar se pret që brenda afatit ligjor të marr përgjigje për pyetjet e parashtruara dhe se a do të rishpallet konkursi konform Ligjit nr.04/04L për Veprimtari Kërkimore-Shkencore.

Postimi i plotë:

Sot dorëzova pyetje për ministrin e arsimit, në lidhje me anulimin e konkursit: “Shkencëtar i vitit 2017” dhe “Shkencëtari i ri i vitit 2017” të shpallur nga MASHT me dt. 15 nëntor 2017.

Këto çmime synonin të promovojnë cilësinë në punën shkencore, të inkurajojnë ngritjen në karrierë dhe shpërblimin e përpjekjeve dhe përkushtimin e hulumtuesve shkencorë të cilët janë në proces të avancimit të diturive të tyre në fushën përkatëse të ekspertizës dhe ishte paraparë të ndahen 3 (tre) çmime për “Shkencëtarin e vitit” dhe 3 (tre) çmime për “Shkencëtarin e ri të vitit”.

Konkursi u anulua me arsyetimin se Këshilli Shkencor i MASHT-it ka pasur tetë anëtarë e duhej të kishte shtatë?!!

Pres që brenda afatit ligjor të marr përgjigje për pyetjet e parashtruara dhe poashtu se a do të rishpallet konkursi konform Ligjit nr.04/04L për Veprimtari Kërkimore-Shkencore.

Në vendin tonë, kur përkundër kushteve të vështira, sistemit të arsimit që lë mjaft për të dëshiruar dhe shumë diplomave e titujve që shpesh janë vetëm një numër më shumë, ngushëllimi i vetëm janë të rinjët e të rejat që tejkalojnë sfidat e arrinë rezultate në vend dhe jasht tij, janë shkencëtarët e shkencëtaret e reja, artistët e sportistët, djem e vajza që kalojnë barrierat, ja dalin me forcat e veta e na bëjnë krenarë gjithë neve.

E në këto rrethana të shohësh se MASHT ka anuluar konkursin në të cilin janë përgjigjur me aplikim shkencëtarët tanë është më e pakta thënë e dhimbshme dhe e papranueshme. Ne duhet të motivojmë të rinjtë e të rejat, t'i mbështesim e t'i përkrahim, sepse ato e ata po bëjnë betejat e vërteta, po ja dalin vetë kundër një injorance, papërgjegjësie e mungese llogaridhënie.

Asnjë nga aplikuesit nuk duhet të demotivohet, por përkundrazi të punoi dhe më shumë që të bëjë këtë vend më të mirë.

Fundja ata janë e do të mbeten shkencëtarë e studiues pa marrë parasyshë se kush janë ministrat e zëvendësministrat e rradhës që edhe pse shumë në numër po mbeten pak në bërjen e punëve mirë e të mira.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat