Shefi i UNMIK-ut tregon kënd e ka në shënjestër Gjykata Speciale

Aktuale

Shefi i UNMIK-ut tregon kënd e ka në shënjestër Gjykata Speciale

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 19:39
Zahir Tanin

 

Një fazë e re e angazhimit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, u përshëndet sot nga kryesuesi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zahir Tanin, gjatë adresimit të tij në Këshillin a Sigurimit.

Tanin foli edhe për Gjykatën Speciale për Krime Lufte, teksa ka thënë se kjo Gjykatë nuk do të ketë në shënjestër një komunitet apo grup të caktuar, por vetëm individë.

“Ky gjyq nuk ka në shënjestër ndonjë komunitet apo grup të caktuar, por vetëm përgjegjësinë individuale për krimet”, ka thënë Tanin.

Përfaqësuesi i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë Zahir Tanin, e përshkruajti Strategjinë e re të BE-së, të publikuar dje, si “kornizën më ambicioze dhe më me ndikim për angazhim” që nga  viti 2003.

Ai theksoi se korniza e re e bëri të qartë, se anëtarësimi i Kosovës në BE do të ishte i pamundur pa normalizimin e marëdhënieve.

“2018 mund të paraqesë një momentum të ri për këtë dialog, dhe siç e theksoi  vet Përfaqësuesja e Lartë e BE-së dje, dialogu do të mund të përfundonte në mënyrë pozitive, duke pasur parasysh vullnetin e liderëve, dhe inkurajimin adekuat nga bashkësia ndërkombëtare,” PSSP Tanin tha në Këshillin e Sigurimit.

Ai poashtu në fjalimin e tij theksoi një varg polemikash, të cilat e rrethuan Kosovën gjatë muajve të fundit.

E para ishte përpjekja e 43 deputetëve të Kosovës në dhjetor, për ta shfuçizuar ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit Special, qëllimi i të cilit është persekutimi i krimeve individuale të kryera gjatë konfliktit në Kosovë.

Tanin e informoi Këshillin e Sigurimit për disa prej diskutimeve me liderët e Kosovës kohët e fundit, ku ata ofruan siguri dhe qëllime të mirefillta për t’iu përmbajtur zotimeve ndërkombëtare.

“Kjo është diçka e njohur për shumicën në Kosovë, të cilët e kuptojnë që shfuqizimi i Dhomave të Posaçme thejshtë nuk është opcion. E vetmja rrugë përpara është pranimi i drejtësisë,” tha PSSP Tanin.

PSSP Tanin theksoi rëndësinë e zgjedhjes së rastit të atentatit në mes të ditës, së 16 Janarit të njërit prej politikanëve Serbë më eminentë të Kosovës, Oliver Ivanovic, që shkaktoi valë të shqetësimit në rajon dhe deshmoi një test tjetër të rëndësishëm për institucionet e Kosovës.

“Dështimi për t’i identifikar autorët e krimit nuk do të ishte vetëm një dështim i tmerrshëm i drejtësisë, por gjithëashtu do të minonte besimin e të gjitha palëve.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat