E dorëhequra nga VV tregon nëse do ta dorëzoi mandatin e deputetes nëse ndahet partia

Aktuale

E dorëhequra nga VV tregon nëse do ta dorëzoi mandatin e deputetes nëse ndahet partia

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 20:57
Shqipe Pantina

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina që është pjesë e të dorëhequrve nga postet partiake, ka paralajmëruar se ka të pakënaqur si ajo, që ende mbajnë poste në këtë subjekt politik.

Deputetja gjatë një intervistë në emisionin, InfoBox, konfirmoi se është takuar me dy të deleguarit, Glauk Konjufca e Shpend Ahmeti, për të parë mundësinë apo pamundësinë e kthimit brenda subjektit.

Ajo është pajtuar që nuk është në rregull që të vazhdojnë të qëndrojnë deputet të VV-së në Kuvend.

Pantina tha se nuk do ta dorëzojnë mandatin e deputetëve përkundër ndarjes eventuale nga Vetëvendosje, ndërsa ajo është pro një grupi të ri parlamentar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat