Kuvendi shqyrtoi rekomandimet për faturimin e energjisë në veri

Aktuale

Kuvendi shqyrtoi rekomandimet për faturimin e energjisë në veri

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 07:32
Kuvendi i Kosovës

(E plotësuar) - Sot pasdite në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës janë shqyrtuar rekomandimet e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, në lidhje me faturimin e energjisë elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës.

Në emër të Komisionit profesional, deputetja Duda Balje ka thënë se në mbledhjen e mbajtur më 12 dhjetor dhe 18 dhjetor 2017 kanë shqyrtuar raportin me rekomandime të Avokatit të Popullit në lidhje me faturimin e energjisë elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës dhe ka vendos që Kuvendit t’i paraqes këto rekomandime: Kuvedni i Kosovës të miratojë tri rekomandime që dalin nga raporti i lartpërmdur dhe të nxjerr vendime si vijon: Zyra e Rregullatorit të Energjisë urgjentisht të ndal praktikën e kundërligjshme të faturimit të energjisë elektrike të shpenzuar në veri të Kosovës; Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me ZRRE-në dhe KEDS-in, të gjejnë një mënyrë alternative për t’ju shmangur humbjeve në veri të vendit.

Pati edhe përplasje verbale ndërmjet deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të PDK-së.

Albulena Haxhiu deputete në VV, tha se disa deputet të PDK-së e kanë neglizhuar çështjen e diskutimit për faturimin e energjisë në veri.

Haxhiu: Zonja Shala-Berisha nuk ka pranuar asnjë herë të diskutohet për faturimin

“Zonja Shala-Berisha, këtu po mundohet të duket se kinse përnjëmend është për të vendosur të drejtën e të tjera si këto. Sikur të ishte kështu atëherë ishe përgjigjur pozitivisht Komisionit për Legjislacion, për një takim të përbashkët ndërmjet komisioneve, ku do të mund të adresonim këtë çështje bashkërisht. Madje as nuk je përgjigjur në ftesën që ta kanë bërë si kryetare e Komisionit. Pra, qëllimi këtu është që në bordin e ZRRE-së të vendosin njerëzit e tyre, si kanë bërë në vazhdimësi. Prandaj, ne jemi kundër dhe nuk do të lejojmë që të dërgoni njerëz të PDK-së dhe përfshirë këtu koalicionin qeverisës në këto borde”, ka thënë Haxhiu.

Ndërsa, deputeteje Sala Berisha-Shala ka thënë se është e vërtet se ka marrë ftesë, por tha se nuk ka pasur pretendim për politizimin e bordit të ZRRE-së.

Shala-Berisha: Ka marr pjesë Ambasada britanike

“Është e vërtetë, se i ka dërguar një letër Komisionit, por atëherë kjo qenka bërë veçse për formalitet, ndërkohë që deputetë të saj në Komision e kanë penguar plotësimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. Edhe merre me mend, thotë se ‘nuk kemi dashur me quar njerëz të PDK-së’. Andaj, unë dua me ja rikujtuar qytetarëve të Kosovës dhe deputetëve se në procesin e rekrutimit të këtij konkursi për me plotësuar bordin, ka marr pjesë Ambasada britanike, si rezultat i një memorandumi që e ka nënshkruar Qeveria e Kosovës”, ka thënë Berisha-Shala.

Në këtë debat pati të përfshirë edhe disa deputet tjerë, të cilët theksuan se kjo çështje duhet rregulluar dhe të mos paguajnë më qytetarët e jugut për qytetarët e veriut.

Ndryshe, seanca vazhdon nesër në orën 11:00, ku pritet të votohen rekomandimet e Avokatit të Popullit për faturimin e energjisë.

Kurti: Na dënuan pa dëshmi dhe për hakmarrje

Kryesuesi i Kuvendi të Kosovës, Xhavit Haliti ka ndërpre seancën e sotme në mungesë të koriumit.

Haliti tha se seance do të vazhdojë nesër në ora 11:00, ndërsa ka kërkuar nga deputetet që të jenë të pranishëm në Kuvend, pasi do të ketë disa votime, të cilët nuk u arrit të votoheshin sot në mungesë të deputetëve.

***

Në Kuvendin e Kosovës sot është zhvilluar debat i kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje, rreth dënimit të disa aktivistëve të saj. Me këtë rast, deputetja e kësaj partie, Albulena Haxhiu ka akuzuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, e ish kryeministrin Isa Mustafa për montim të këtij rasti.

Madje, deputetja Haxhiu e ka quajtur të turpshme mos qëndrimin e deputetëve në sallë, kur po diksutohet për dënimin e 4 qytetarëve, që sipas saj, janë dënuar pas asnjë fakt e asnjë provë.

Haxhiu: Thaçi, Veseli e Mustafa përgjegjës për dënimin e aktivistëve

“Gushti i vitit 2016, përgjithësisht ata muaj ishin tejet të vështirë për qeverisjen e kaluar të Isa Mustafës, e po ashtu për Hashim Thaçin e Kadri Veselin. Mendoj që arsyeja kryesore pse grupi parlamentar i LDK-së, po ashtu edhe pjesa dërrmuese e PDK-së, sot nuk janë këtu, pikërisht për shkak të përgjegjësisë që ka Isa Musafa në montimin e këtij rasti. Isa Mustafa, Kadri Veseli e Hashim Thaçi. Kjo treshe ishin përgjegjës për nënshkrimin e mbrojtjen që i bënin dy projekteve të dëmshme dhe aso kohe të kapluar nga të këqijat, kishin humbur betejën edhe me qytetarët e Kosovës, por kishin humbur argumentet edhe përballë opozitës. Kësisoj filluan egërsisht përmes një lufte speciale, t’i kundërviheshin VV-së. Nuk është më sekret, nga dëshpërimi dhe humbja e pashpresë, nisën tentimet për të shpallur Vetëvendosjen organizatë terroriste”, tha Haxhiu.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka vlerësuar se Kuvendi nuk është arenë e zgjidhjes së problemeve të atyre që bien ndesh me ligjin. Debatin e VV-së për të diskutuar rreth dënimit të aktivistëve të saj, sipas deputetit Beqa, është keqpërdorim i të drejtës së tyre procedurale për të thirrur seanca të tilla.

Beqa: VV po tenton të krijoj huti

“Përmes kësaj synohet për të manipuluar me rastin dhe të godasin politikisht drejtësinë aty ku nuk u pëlqen, e ta lavdërojnë profesionalisht aty ku iu pëlqen. Duhet të dimë se sistemi i drejtësisë është i shkallëzuar dhe për këtë rast, për të cilin sot po diskutojmë akoma nuk kemi vendim përfundimtar. Ky lloj i politik bërjes, synon t’i godas të arriturat edhe ashtu jo të mjaftueshme në sistemin e drejtësisë në vendin tonë. Ky debat tenton të krijojë huti dhe mosbesim në drejtësi tek opinioni publik, që pastaj t’iu japin të drejt veprimeve të tyre të mundshme, që mund të bien ndesh me ligjin në të ardhmen”, theksoi Beqa.

Ndaj fjalës së deputetit Beqa reagoi deputetja e VV-së, Donika Kadaj-Bujupi,

Kadaj-Bujupi: Beqa i ka vizituar aktivistët dhe u ka dëshiruar lirim

“Sa hipokrizi është kur prapa kamerave flasim tjetër çka, e këtu pretendojmë me mbrojte diçka që nuk është e vërteta. Më 15 dhjetor 2017 Hajdar Beqa ka shkuar në burgun e Dubravës, i ka vizituar aktivistët tonë dhe ju ka uruar lirim, duke e konfirmua që është i vetëdijshëm, siç jemi të gjithë ne, se ata janë të pafajshëm dhe po mbahen aty padrejtësisht. Prandaj me shkuar në burg të Dubravës, me i taku, me ju thanë këto fjalë edhe me ardhur këtu në Parlament e me thanë krejt të kundërtën, shumë e pandershme, hipokrizi e padrejtë ndaj tyre dhe qytetarëve”, u shpreh Kadaj-Bujupi.

Por, sërish replikoi deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa.

Beqa: I kam vizituar aktivistët në burg, u kam thënë ishalla s’keni faj

“Është e vërtetë se në emër të Komisionit kam shkuar dhe i kam vizituar edhe aktivistët e VV-së, dhe shumë njerëz që janë në burg. Me ka ardhur keq për ata djem që janë në burg atje dhe kam thënë ishalla nuk keni faj. Ata e dinë me së miri çka kam thënë. Me ka ardhur keq për çdo të burgosur, sepse kam shkuar dhe i kam vizituar njerëzit e UÇK-së, kam thënë ishalla jeni të pafajshëm, ju e dini, drejtësia duhet të dal në shesh dhe e thotë fjalën përfundimtare. Ne nuk jemi ata të cilët duhet të interferojmë në vendime të drejtësisë. Nuk jam pishman që kam shkuar dhe i kam parë, do të shkoja përsëri”, u shpreh Beqa.

Kryesuesi i seancës Xhavit Haliti, ka kërkuar nga deputetët që mos ta teprojnë me fyerje të institucioneve të drejtësisë.

Haliti: Po e teproni me akuza pa argumente

“Po me duket po e teprojmë pak. Institucionet kushtetuese të Kosovës janë të përcaktuara, rregullat janë, nuk është mirë të flitet paushall dhe t’i fyej të gjitha institucionet e drejtësisë. Tash po u dashka t’i fyej secili që flet këtu pa argumente. E kemi një rast, ndoshta nuk është dashur të diskutohet këtu, është dashur të kihet besimi në drejtësi. Por, mos e teproni në formën që e dëgjova tani, sepse nuk është krejt zi besoj”, tha Haliti.

Reagimi i Halitit, erdhi pas fjalës së deputetit Milaim Zeka, i cili akuzoi rënd sistemin e drejtësisë, duke e quajtur edhe sistem terrorist.

Ndërsa, kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka thënë se as prokuroria dhe as gjykata nuk kanë arritur të mbledhin dhe ofrojnë asnjë provë materiale, që do të mund të përdorej si dëshmi kundër aktivistëve të Vetëvendosjes. 

Sipas tij, provat materiale, analizat e forenzikës, analizat krahasimore të ADN-së të mostrave të gjetura në vend të ngjarjes dhe të aktivistëve, analizat e mostrave dhe shenjave të gjetura të armës së përdorur, analizat e shenjave të motoçikletës së djegur, analizat e thirrjeve, sinjaleve, mesazheve të telefonatave, apo kompjuterëve të sekuestruar, analizat e bëra nga FBI-ja për krahasimin e personave të fotografuar nga kamerat, të gjitha dëshmitë e dëshmitarëve të rastit, flasin kundër dënimit që Gjykata ua shqiptoi aktivistëve.

Kurti: Nuk dëshmon asnjë fakt kundër aktivistëve të dënuar

”Këtë e ka pranuar edhe vetë prokurori i rastit. Kjo dëshmohet edhe nga vetë aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës prej 42 faqesh. Asnjë provë materiale e listuar dhe e cekur në këtë aktgjykim nuk dëshmon asnjë fakt kundër aktivistëve të dënuar. Të gjitha provat, dëshmitë e ofruara, dëshmitarët, analizat shkencore, kriminalistike dhe medicinale, vendore e ndërkombëtare, vërtetonin pafajësinë e aktivistëve të LVV-së”, ka thënë Kurti.  

Ai shtoi se drejtësia për Astritin dhe lirimi i aktivistëve janë parakushti i drejtësisë dhe lirisë për qytetarin në Kosovë.

Daut Haradinaj, deputet nga AAK, ka thënë se i mbetet hatri pse nuk reaguan në këtë debt deputetët e LVV-së ndaj sulmit të Kuvendit.

Haradinaj: Pse nuk u distancua Vetëvendosja më së pari prej sulmit në Kuvend

“Më jetë pak hatri pse nuk u distancuat Vetëvendosje më së pari prej sulmit në Kuvend. U dashtë me thënë se është një sulm kriminal dhe si i tillë duhet me u gjykuar. Qetësohuni, qetësohuni merrni frymë. E dyta, Glauk theksove se për 20 ditë janë shkuar hetimet në drejtimin e duhur, pastaj është ndryshuar drejtimi. Edhe këtu kishte qenë mirë për çfarë orientimi është ka bëhet fjalë. Sepse unë ekspert nuk jam, nuk e di. Mirë është me ditë opinioni publik nga kanë qenë hetimet dhe në fund të seancës ne me nxjerrë një përfundim nga duhet me orientuar këtë debat dhe si do të procedohet. Nuk besoj se ka qytetarë në Kosovë që nuk e pret të vërteten për Astrit Deharin”, ka thënë deputeti Hardinaj. 

Në fund të debatit, Sami Kurteshi ka lexuar rekomandimet e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili tha se sipas kërkesës dhe në bazë të fakteve të gjetura nga vet aktgjykimi i shkruar i Gjykatës Themelore të Prishtinës, logjikisht dhe ligjërisht shtrohen pyetje të pa shmangshme.

Kurteshi: Kërkojmë hetim të pavarur ndërkombëtar për sulmin në Kuvend

“Po e përsëris edhe një herë çka po kërkojmë. Kush janë aktorët e vërtet të sulmit me armë zjarri në natën e datës 4 gusht 2016? Kush është organizatori dhe zbatuesi i projektit të inskenuar për burgosjen e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje për këtë sulm? Kush janë ideatorët  e këtij inskenimi monstruoz kundër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje? Kush e vrau Astrit Deharin në Qendrën e Paraburgimit në Prizren më 5 nëntor 2017. Në mënyrë logjike për shkak të këtij inskenimi monstruoz, për shkak të involvimit të drejtpërdrejtë, për shkak të përpjekjes së kundër ligjshme, kundër kushtetuese, kriminale për fajësimin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Lëvizjes Vetëvendosje si subjekt politik të bazuar të involvimit të drejtpërdrejtë të qarqeve të larta në policinë e Kosovës, në Prokurorinë speciale dhe në Gjyqësorin e Kosovës, ne si Lëvizje Vetëvendosje kërkojmë nga ky kuve nd që: për rastin e sulmit në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më 4 gusht 2016, të kërkohet dhe të mundësohet një hetim i plotë, i pavarur ndërkombëtar i tërë rastit nga njëri nga vendet perëndimore të BE-së. Por këtë duke e veçuar nga rasti i Astrit Deharit”, ka thënë Kurteshi.

Ai po ashtu kërkoi shkarkimin e të gjithë personave, nga Policia e Kosovës të involvuar në këtë rast, sipas tij të inskenuar.

Kurteshi në rekomandimem tha se duhet edhe shkarkimin dhe suspendimin e të gjithë personave që kanë qenë kompetentë dhe përgjegjës në hierarkinë shtetërore në kohën kur ka ngjarë rasti i Astrit Deharit.

Mirëpo, këto rekomandim kanë mbetur të votohen në njërën prej mbledhjeve të seancave të ardhshme.

***

Në Kuvendin e Kosovës po zhvillohet debati i kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje, rreth dënimit të katër aktivistëve, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti, Atdhe Arifi dhe Adea Batusha për sulmin ndaj Kuvendit të Kosoëvs më 4 gusht të vitit 2016

Me këtë rast, deputetja e kësaj partie, Albulena Haxhiu, ka akuzuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, e ish kryeministrin Isa Mustafa për montim të këtij rasti. Madje, deputetja Haxhiu, e ka quajtur të turpshme mos qëndrimin e deputetëve që nuk qëndrojnë në sallë kur po diksutohet për dënimin e 4 qytetarëve, që sipas saj, janë dënuar pas asnjë fakt e asnjë provë.

Haxhiu: Thaçi, Veseli e Mustafa përgjegjës për dënimin e aktivistëve të VV

 “Gushti i vitit 2016, përgjihësit ato muaj ishin tejet të veshtira për qeverisjen e kaluar të Isa Mustafës, e po ashtu për Hashim Thaçin e Kadri Veselin. Mendoj që arsyeja kryesore pse grupi parlamentar i LDK-së, po ashtu edhe pjesa dërrmuese e PDK-së, sot nuk janë këtu, e edhe pjesa dërrmuese e PDK-së pikërisht për shkak të përgjegjësisë që ka Isa Musafa në montimin e këtij rasti. Isa Mustafa, Kadri Veseli e Hashim Thaci. Kjo treshe ishin përgjegjës për nënshkrimin e mbrojtjen që i bënin dy projekteve të dëmshme dhe aso kohe të kapluar nga të këqijat kishin humbur betejën edhe me qytetarët e Kosovës por kishin humbur argumentet edhe përballë opozitës kësisoj filluan egërsisht përmes një lufte speciale ti kundërviheshin VV-së. Nuk është më sekret, nga dëshprimi dhe humbja e pashpresë, nisën tentimet për të shpallur Vetëvendosjen organizatë terroriste”, tha Haxhiu.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka vlerësuar se Kuvendi nuk është arenë e zgjidhjes së problemeve të atyre që bien ndesh me ligjin.

Debati i VV-së për të diskutuar rreth dënimit të aktivistëve të saj, sipsa deputetit Beqa, janë keqpërdorim i të drejtës së tyre procedurale për të thirrur seanca të tilla.

Beqa: VV po tenton të krijojë huti

“Përmes kësaj synohet për të manipuluar me rastin dhe të godasin politikisht drejtësinë aty ku nuk u pëlqen, e ta lavdërojnë profesionalisht aty ku iu pëlqen. Duhet të dimë se sistemi i drejtësisë është i shkallëzuar dhe për këtë rast për të cilin sot po diskutojmë akoma nuk kemi vendim përfundimtar. Ky lloj i politikbërjes synon t’i godas të arriturat edhe ashtu jo të mjaftueshme në sistemin e drejësisë në vendin tonë. Ky debat tenton të krijoj huti dhe mosbesim në drejtësi tek opinioni publik që pastaj t’iu japin të drejt veprimeve të tyre të mundshme që mund të bien ndesh me ligjin në të ardhmen”, theksoi Beqa.

Ndaj fjalës së deputetit Beqa reagoi deputetja e VV-së, Donika Kadaj-Bujupi.

Kadaj-Bujupi: Beqa i ka vizituar aktivistët dhe u ka dëshiruar lirim

“Sa hipokrizi është kur prapa kamerave flasim tjetër cka e ktu pretendojmë me mbrojte dicka që nuk është e vërteta. Me 15 dhjetor 2017 Hajdar Beqa ka shku në burgun e dubravës, i ka vizitu aktivistët tonë dhe ju ka uru lirim, duke e konfirmu që është I vetëdijshëm, sic jemi të gjithë ne se ata jaën të pafajshëm dhe po mbahen aty padrejtësisht. Prandaj me shku në burg të dubravës, me i taku, me ju thanë këto fjalë edhe em ardhë këtu në parlament e me thanë krejt të kundërtën shumë e pandershme, hipokrizi e e padrejtë ndaj tyre dhe qytetarëve’, u shpreh Kadaj-Bujupi.

Por, sërish replikoi deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa.

Beqa: I kam vizituar aktivistët në burg, u kam thënë ishalla s’keni faj

“Është e vërtetë se në emër të Komisionit kam shkuar dhe i kam vizituar edhe aktivistët e VV-ë dhe shumë njerëz që janë në burg. Me ka ardhur keq për atë djem që janë në burg atje dhe kam thënë ishalla nuk keni faj, ata e dinë me së miri çka kam thënë. Më ka ardhur keq për çdo të burgosur, sepse kam shkuar dhe i kam vizituar njerëzit e UÇK-së, kam thënë ishalla jeni të pafajshëm ju edini, drejtësia duhet të dal në shesh dhe e thotë fjalën përfundimtare. Ne nuk jemi ata të cilët duhet të interferojmë në vendime të drejtësisë. Nuk jam pishman që kam shkuar dhe i kam parë, do të shkoja  përsëri”, u shpreh Beqa.

Haliti-deputetëve: Mos e teproni

Kryesuesi i seancës Xhavit Haliti, ka kërkuar nga deputetët që mos ta teprojnë me fyerje të institucioneve të drejtësisë.

Haliti: Po e teproni me akuza pa argumente

“Po me duket po e teprojmë pak, institucionet kushtetuese të kosovës janë të përcajktuara, rregullat janë, nuk është mirë të flitet pa ushall dhe t’i fyej të gjitha institucionet e drejtësisë. Tash po u dashka t’i fyej secili që flet këtu pa argumente. E kemi një rast, ndoshta nuk është dashur të diskutohet këtu, është dsahur të kihet besimi në drejtësi. Por, mos e teproni në formën që e dëgjova tani, sepse nuk është krejt zi besoj”, tha Haliti. Reagimi i Halitit, erdhi pas fjalës së deputetit Milaim Zeka, i cili akuzoi rëndë sistemin e drejtësisë, duke e quajtur edhe sistem terrorist.

Debati për këtë pikë po vazhdon ende nga një numër i vogël deputetësh./

***

Seanca e Kuvendit të Kosovës po vazhdon me debatin parlamentar lidhur me dënimin e disa aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ku drejtuesit e këtij subjekti politik, thanë se të gjitha arrestimet nga 2015, janë bërë në shenjë hakmarrje për opozitarizmin më të fuqishëm që ishte parë ndonjëherë në Kosovë.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputeti, Albin Kurti nga 2015 deri tash janë arrestuar me mijëra aktivistë të Lëvizjes me qëllime të caktuara politike, duke persekutuar ata.

Ai ka akuzuar Policinë, duke thënë se ajo po hakmerrej ndaj aktivistëve që për 20 muaj po bënin protesta.

Kurti nuk u ndal me kaq, duke thënë policia, prokuroria e policia gjatë kësaj kohe po hakmerreshin për opozitarizmi më i fuqishëm që ishte në Kosovë./

Vazhdon seanca e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës po vazhdon seancën e rregullt, në të cilën janë paraparë të trajtohen 14 pika të rendit të ditës.

Shtyhet interpelanca e kryeministrit Haradinaj, LDK lëshon seancën e sotme

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka paraqitur një mocion që mos të votohet bordi i anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, pa raportuar ministri i Arsimit, Shqyri Bytyçi lidhur me shkarkimin e ish-bordit.

Hoti tha se ministri i arsimit ka shkel ligjin për arsimin e lartë, duke shkarkuar bordin e Këshillit Shtetërorë të Cilësisë. Sipas tij, në ligj thuhet se nëse brenda një viti më shumë se një e treta anëtarëve të bordit zëvendësohet për çfarëdo arsye, ministri duhet të raportojë dhe kjo nuk ka ndodhur.

Hoti: Ministri shkeli ligjin

“Tek deklarimet jashtë rendit të ditës deputetja Bunjaku e ngiti çështjen e vendimit jo ligjor të ministrit të arsimit për shkarkimin e bordit të këshillit të cilësisë. Mendoj se situata është e qartë se është shkelur neni 7 paragrafi 5 i ligjit për arsimin e lartë që parasheh që nëse me shumë se 1/3 e anëtarëve të bordit ndërrohet për çfarëdo arsye brenda një viti atëherë ministri duhet të raportoj Kuvendit, kjo gjë nuk ka ndodhur. Prandaj nuk mund të procedojmë me pikën 12 për të zgjedhur bordin e këtij këshilli përpara se ministri të raportoj në Kuvend për arsyet e shkarkimit. Prandaj ne kërkojmë që pika 12 të hiqet nga rendi i ditës i seancës së sotme”, tha Hoti.

Kryesuesi Xhavit Halit ka hedhur në votim por nuk u votua për shkak të mungesës së kuorumit. Haliti vazhdoi me pika tjera të rendit të ditës, por Hoti e kundërshtoi, duke thënë se nuk mund të vazhdohet pa u votuar mocioni.

Derisa Haliti i premtoi se mocioni do të votohet në momentin që në sallë janë 61 deputet, LDK lëshojë sallën me arsyetimin se po shkel rregulloren e Kuvendit.

Shtyhet interpelanca e kryeministrit Haradinaj

Për shkak të mungesës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, interpelanca e tij për ngritjen e pagave për anëtarët e kabinetit qeveritar dhe debati për raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovës, janë shtyrë për seancë tjetër kur në seancën e Kuvendit do të jetë prezent edhe kryeministri Haradinaj.

Interpelanca e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është paraparë sipas kërkesës së GP të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe GP të Lëvizjes Vetëvendosjes lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar, vendimin për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe vendimi për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale,

Po ashtu, është shtyrë edhe debat parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit, Kujtim Shala dhe gjashtë deputetëve nënshkrues lidhur me raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovës.

Seanca e Kuvendit, opozita fton Prokurorinë të hetojë keqpërdorimin e miliona eurove nga pushtetarët

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj përgjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës ka thënë se ai ka arritur që ta mbyllë çështjen e  problemit të pasaportave.

Sefaj ka theksuar se ka qenë pikërisht ai i autorizuar nga kryeministri i Kosovës që ta zgjidh çështjen e problemit të pasaportave.

“Unë kam qenë i autorizuar që ta mbylli çështjen që ka pasur një kosto shumë të lartë, sepse e kemi humbur kauzën në arbitrazh. Ne është dashur që t’i paguajmë 6 milionë e 500 mijë euro, derisa vetëm 5 milionë e 900 mijë euro janë paguar. Kemi arritur t’i shpëtojmë 600 mijë euro”, ka shtuar Sefaj.

Selimi: Drejtori i Policisë s’duhet t’i mbrojë varësit që kryen veprat penale

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, duke folur për skandalet në Inspektoratin e Policinë e Kosovës dhe drejtorin për hetimin e krimeve ekonomike, ka thënë se ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj duhet të merr masa ndaj drejtorit të përgjithshëm të Policisë duke e ngarkuar atë me përgjegjësinë kryesore për këtë gjendjen në Policinë e Kosovës.

Selimi tha se Inspektorati në Policinë e Kosovës dhe drejtorati për hetimin e krimeve ekonomike janë diskredituar deri në themel për shkak të krerëve të instaluar në këto institucione.

Selimi: Këto skandale tregojnë se është një rrjet i krimit të organizuar

“Tashmë është gjithçka e qartë, në një vend ku Kryeprokurori i shtetit kapet falsifikator i provimit të jurispodences, ku Drejtori i Departamentit i Hetimeve te Krimeve Ekonomike rrah Drejtorin e institucioni publik në mes Prishtinës dhe nuk suspendohet, në një vend ku shohim në media qindra mijëra Euro duke u numëruar në llogari të oficerëve të lartë të PK-së dhe nuk suspendohet protagonisti, në një vend ku dëgjojmë në media skandale sikur ai i Kryeshefit të IPK-së duke i kërcënuar vartësit e tij për të kryer punësime të paligjshme, e në fund kur të gjithe këta rezulton të jenë në bashkëveprim dhe në mbrojtje të njeri-tjetrit, atëherë s’kemi se si ta quajme këtë ndryshe përveç se një rrjet i sofistikuar i krimit të organizuar që i ka kapur mekanizmat vitale të shtetit. Keshtu duket, pra, shteti i kapur! Kjo nuk është një fantazi”, tha Selimi.

Selimi kërkoi nga ministri i Brendshëm, që në përputhje me kompetencat e tij të marrë masa edhe ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, duke e ngarkuar atë për gjendjen aktuale në Policinë e Kosovës, pasi drejtori i Policisë do të duhej të merrte masa ndaj varësve të kapur në kryerjen e veprave penale e jo t’i mbronte ata. 

Ai kërkoi të shkarkohet kushdo që është përfshirë në vepra të tilla, në mënyrë që prokurorisë t’i jepet rrugë për hetim.

Deputetët e brengosur për prishjen e shtëpive muze të Jasharajve

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, në seancën e Kuvendit ka ngritur çështjen e shtëpive muze të Jasharajve, ku ka kërkuar ndërmarrjen e masave për t’i shpëtuar ato.

Derisa, foli për miratimin e një amendamenti legjislaturën e kaluar që u nda buxheti për konservimin e atyre shtëpive.

Haxhiu: Mjetet e ndara nuk u shpenzuan

 “Amendamenti i miratuar në Kuvend do duhej t’i hapte rrugë konservimit dhe restaurimit të shtëpive muze në lagjen Jasharaj në Prekaz, por Agjencioni për mbrojtjen e Komplekseve Memoriale nuk bëri punën e duhur. Përkundër ndarjes së mjeteve financiare, kodit buxhetor për restaurimin dhe konservimin e shtëpive muze, puna nuk ka filluar as atëherë, as sot, e për më keq mjetet e planifikuara nuk u shpenzuan, ato u ridestinuan e disa nga to shkuan edhe në suficit”, tha Haxhiu.

Edhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka folur rreth kompleksit memorial Adem Jashari, sipas të cilit nëse nuk merren masa atëherë kullat e Jasharajve do të shemben.     

Haradinaj: Ka pasur fonde për kompleksin memorial

 “Në legjislaturën e kaluar ka kaluar Ligji për Kompleksin Memorail Adem Jashari, pastaj ka rënë Kuvendi dhe ky ligj është kthyer në pikën zero. Ka dy javë që kemi kërkuar që ky ligj të procedohet dhe të amendamentohet sa më shpejt dhe ta merr drejtimin e duhur dhe të zgjidhet sa më shpejt ky problem. Edhe një fakt, nuk po dua të hyj në detaje por është e vërtetë që ka pasur fonde të ndara për kompleksin memorial tash e sa vite. Ka pasur një projekt nga një arkitekt Perparim Rama, e që ka mbetur në sirtar e që nuk dihet ku ka mbetur”, theksoi Haradinaj. Seanca po vazhdon me diskutime për pikat tjera.

Konjufca fton Prokurorinë të hetojë keqpërdorimin e miliona eurove

Glauk Konjufca i Vetëvendosjes në seancën e sotme plenare ka folur për krimin e organizuar dhe keqpërdorimin e miliona eurove.

“Po flas për krimin që është i përzier me pushtetin, i cili bën shkelje të qëllimshme në mënyrë që Kosova të humb miliona euro. Na ka ndodh rasti i pasaportave, i Z mobile, i AXOS-it, dhe i fundit me Bectel Enka. Thaçi kishte nënshkruar një kontratë skandaloze, që e bëri Kosovën shtetin më të varfër me asfaltin me të shtrenjtë në botë”, ka thënë Konjufca.

Sipas tij, qeveria aktuale s’ka çka të bëj në këtë rast por vetëm po funksionon si arkëtar.

“Ministri paraprak po ia hedh përgjegjësinë ministrit aktual, por në fakt kjo i takon asaj të kaluarës. Është nënshkruar një kontratë me kushte rigoroze, Kosovës një muaj vonesë i kushton më 14 milionë euro. Janë paguar borxhet e viteve të kaluara por jo edhe ai i vitit 2017. Qeveritarët gabojnë askush s’jep përgjegjësi por populli duhet të paguaj. I bëj thirrje prokurorisë së shtetit të hetoj këtë rast sepse nuk bën ky krim të kaloj pa u hetuar”, ka thënë tutje Konjufca. 

Osmani: Liderët e bindën BE-në që Kosova nuk është gati

Seanca e Kuvendit të Kosovës, ka filluar me akuza të opozitës në drejtim të liderëve që sot janë në pushtet, të cilët e kanë vënë në dyshim orientimin strategjik që Kosova, duke konfrontuar vazhdimisht me BE-në dhe SHBA-të.

Deputetja Vjosa Osmani, duke komentuar strategjinë e zgjedhimit, ka thënë se ndër lajmet më të mira është konfirmimi që do të vendosen aranzhime speciale për të mos lejuar që një shtet i Ballkanit perëndimor të bllokojë tjetrin në rrugën drejt anëtarësimit.

“Për gjatë muajve të fundit lidershipi kosovarë për fat të keq e ka vënë në dyshim orientimin strategjik që Kosova e ka të përcaktuar për disa dekada, duke konfrontuar vazhdimisht me BE-në dhe SHBA-të, duke injoruar bashkëpunimin, dhe duke marrë iniciativa të cilat kanë dëmtuar raportet e ndërtuara me shumë mund, liderët që sot janë në pushtet i kanë dhënë arsye vendeve të BE-së, përfshirë edhe ato njohëse të mendojnë se Kosova nuk meriton përkrahjen e tyre“, tha ajo.

Seanca e Kuvendit

Sot Kuvendi i Kosovës mban seancën e rregullt, në të cilën janë parapa të trajtohen 14 pika të rendit të ditës, ku ndër të tjera është edhe interpelanca e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe GP të Lëvizjes Vetëvendosjes lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave të anëtarëve të kabinetit qeveritar.

Po ashtu, është paraparë të shqyrtohet për herë të parë projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për të huajt, pastaj shqyrtimi i parë i projektligjit për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguri bërthamore, shqyrtimi i parë i projektligjit për pajisjet nën presion, shqyrtimi i parë i projektligjit për shërbimin gjeologjik të Kosovës.

Gjatë kësaj seance do të ketë edhe debat parlamentar, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me dënimin e disa aktivistëve të këtij subjekti politik, debat parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit, Kujtim Shala dhe gjashtë deputetëve nënshkrues lidhur me Raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovës, për të vazhduar me shqyrtimin e rekomandimeve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në lidhje me faturimin e energjisë elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, shqyrtimin e rekomandimit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion dhe Ndërmarrësi për Ratifikimin e nëntë anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, shqyrtimin e Raportit vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2016 dhe shqyrtimin e raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2016.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat