Osmani: Liderët e bindën BE-në që Kosova nuk është gati

Aktuale

Osmani: Liderët e bindën BE-në që Kosova nuk është gati

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 10:43
Vjosa Osmani

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, gjatë seancës plenare të Kuvendit tha se liderët politik në vend bënë që Kosova të bëjë hapa prapa drejt Bashkimit Evropian.

“Liderët politik nuk duhet të lënë asnjë dyshim për orientim strategjik. Liderët politik i kanë dhënë shumë arsye shteteve përfshirë edhe atyre njohëse që Kosova nuk meriton të përfshihet në BE”, ka thënë ajo

Osmani tha se nuk janë respektuar aspak kushtet e BE-së.

“Ne mënyrë që perspektiva evropiane e Kosovës të bëhet e qartë duhet që të shihen rezultate në drejtësi dhe në fusha tjera ku ka ngecë Kosova. Në mënyrë që orientimi ynë strategjik drejt BE-së të jetë i qarte duhet që ti lexojmë qartë atë çfarë kërkohet aty. Aty thuhet së është zgjedhje jona ndërsa liderët tanë po injorojnë detyrat gjë që benë që Kosova të bëj hapa prapa”, ka thënë Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat