Shtetet e QUINT-it reagojnë sërish për Gjykatën Speciale

Aktuale

Shtetet e QUINT-it reagojnë sërish për Gjykatën Speciale

Nga: A.Zh Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 12:02
Ambasadori amerikan Greg Delawie; foto: Bota sot

Pesë shtetet e QUINT-it, SHBA, Gjermania, Italia, Britania dhe Franca, kanë mirëpritur deklaratat e fundit të udhëheqësve politikë të Kosovës, ku zotohen se heqin dorë nga përpjekjet për të shfuqizuar Dhomat e Specializuara.

Përmes një komunikate për media, shtetet e QUINT-it, kanë thënë se presin nga udhëheqësit e Kosovës të mbajnë fjalën e tyre, kurse nga institucionet e Kosovës presin që ta nderojnë këtë gatishmëri, përcjell Bota sot.

Sipas tyre, vetëm duke mbështetur sundimin e ligjit dhe duke siguruar drejtësi për të gjitha viktimat, Kosova mund ta afirmojë pjekurinë e saj si shtet dhe gatishmërinë për tu integruar tërësisht në Evropë dhe komunitetin ndërkombëtar.

Më poshtë deklarata e plotë e tyre:

Mirëpresim deklaratat e fundit të udhëheqësve politik Kosovarë ku zotohen se heqin dorë nga përpjekjet për të shfuqizuar Dhomat e Specializuara. Presim nga udhëheqësit e Kosovës të mbajnë fjalën e tyre kurse nga institucionet e Kosovës presim që ta nderojnë këtë gadishmëri. Vetëm duke mbështetur sundimin e ligjit dhe duke siguruar drejtësi për të gjitha viktimat, Kosova mund ta afirmojë pjekurinë e saj si shtet dhe gadishmërinë për tu integruar tërësisht në Europë dhe komunitetin ndërkombëtarë. Me mbështetjen e Dhomave të Specializuara mundësohet mbështetje e vazhdueshme nga miqtë dhe aleatët më të ngushtë të Kosovës tani kur festojmë shumë të arritura në dekadë, që nga pavarësia./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat