Publikohen pamjet, këto foto të Ibrahim Rugovës nuk i keni parë asnjëherë

Aktuale

Publikohen pamjet, këto foto të Ibrahim Rugovës nuk i keni parë asnjëherë

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 8 shkurt 2018 Në ora: 14:00
Ibrahim Rugova me fëmijët e tij

Qytetarët e Kosovës i kanë të freskëta pamjet e presidentit historik, Ibrahim Rugova gjatë paraqitjeve në konferencat e se premtes dhe në takimet e rëndësishme me miqtë ndërkombëtar, por ata dinë shumë pak për jetën private të tij.

Për faktin se ai ishte kujdesur shumë që vëmendjen e publikut ta marrin politikat e tij, e jo jeta private.

Por, gazeta “Bota sot” ka siguruar për publikun disa foto të papara deri më tani të arkitektit të pavarësisë së Kosovës.

Në njërën nga këto foto, shihet ish-presidenti me babanë e tij, Ukë Rugova me plis mbi kokë, i cili u pushkatua nga çetnikët serb dhe me nënën e tij Sofen.

Foto tjetër e kohës kur Rugova në moshë të re sapo kishte përfunduar gjimnazin dhe kishte filluar të merrej më letërsi duke u përgatitur edhe studimet e tij në Prishtinë.

Një foto tjetër ekskluzive kemi arritur ta sigurojmë edhe nga koha e studimeve dhe qëndrimi i presidentit në Qendrën e Studenteve më cimerat e asaj kohe që njeri ishte nga Komuna e Ferizajt dhe tjetri nga Istogu vendlindja e presidentit historik Rugova.

Po ashtu në njërën nga këto foto shihet presidenti gjate kohës sa ishte në studime dhe po ashtu në periudhën kur Rugova kishte filluar të udhëhiqte Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës.

Kurse, në një foto tjetër ai shihet me gruan e tij, Fana menjëherë pas martesës se tyre, e që më pas edhe disa foto më fëmijët e tij të vegjël.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat