Reagon Sejdiu: Nënkryetari i Kuvendit shkeli rregulloren për këtë arsye

Aktuale

Reagon Sejdiu: Nënkryetari i Kuvendit shkeli rregulloren për këtë arsye

Nga: G.B Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 14:55
Korab Sejdiu

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu ka thënë se shumica parlamentare në Kuvend po abuzojnë me opozitën, derisa për të shtyrë një pikë të rendit të ditës për një ditë tjetër, ata nuk kanë votuar edhe pse kanë qëndruar në sallë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se përpos që nuk kanë votuar, nënkryetari i Kuvendit e ka shkelur rregulloren, pasi ka vazhduar seancën pa përfunduar çështja paraprake.

Postimi i plotë:

Arroganca e “shumicës” parlamentare nuk ka të ndalur. Ata vazhdojnë me abuzimin e shumicës shqiptare në Parlament, që fatkeqësisht në këtë legjislaturë ulet në opozitë.

Sot, edhe për një çështje shumë të thjeshtë procedurale (për ta shtyer një pikë të rendit të ditës për një ditë tjetër, pasi të raportojë Ministri përkatës), ata me qëllim bënë atë që kanë bërë edhe shumë herë më parë, pra qëndruan në sallë dhe nuk votuan, veq për ta dështuar votimin. Askush nuk e mohon të drejtën e tyre për të mos votuar, por nuk është etike politike të ketë veprim të koordinuar për të sabotuar punën e Kuvendit. E çka është edhe më keq, nënkryetari i tyre, shkelë Rregulloren e Kuvendit dhe vazhdon seancën, pa përfunduar çështja parapake – një gjë e patolerueshme për grupin tonë parlamentar. Papërgjegjësi totale ndaj votuesëve të vet, pikë së pari, dhe veçanërisht ndaj shumicës së qytetarëve të Kosovës, që kanë votuar ata që sot janë në opozitë.

Por kotë e kanë! Zullumi këputet prej së trashi, dhe mos ta kanë dert, se shumë shpejt do ta gjejnë vehten ne amshim politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat