Përplasje në Kuvend për Memorialin ‘Adem Jashari” - Bota Sot
Përplasje në Kuvend për Memorialin ‘Adem Jashari”

Aktuale

E hënë, 19 shkurt 2018

Përplasje në Kuvend për Memorialin ‘Adem Jashari”

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 12:15
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor

(E plotësuar) - Në Komisionin parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor sot ka pasur përplasje verbale ndërmjet deputetit Daut Haradinaj dhe drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovë, Idriz Blakaj për gjendjen e kompleksit memorial "Adem Jashari" në Prekaz.

Drejtori Idriz Blakaj, i cili ishte i ftuar të raportoj në komisionin parlamentar për gjendjen e kullës së Jasharajve në Prekaz  tha se gjendja aktuale e kësaj kulle është alarmante dhe në gjendje të rëndë.

Sipas tij, edhe sot me u bërë Ligji për kompleksin memorial Adem Jashari’ është vonë, andaj mjetet për konservim të kullës nevojiten 6 milionë euro dhe nuk mjaftojnë 100 mijë euro të ndara vite më parë. Mirëpo, për këtë gjendje jo të mirë, Blakaj ka fajësuar institucionet qendrorë të Kosovës, deputetët dhe mediat.

Ndërsa, kryetari i Komisionit për Bujqësi Daut Haradinaj, iu është përgjigjur se mediat nuk i kanë faj, por Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës që nuk e ka zbatuar ligjin. Haradinaj ka thënë se për  kompleksin memorial "Adem Jashari" janë ndarë mjete tri herë dhe kjo Agjenci ka përgjegjësi.

Haradinaj-Blakaj: Nëse shembet kulla kush e ka përgjegjësinë? Direkt Qeveria dhe Kuvendi

“Në 2010 është ndarë fondi, është bërë linja buxhetore. Ti na ke bërë një shkresë neve kur është miratuar raporti juaj, nëse të kujtohet para 4 vjete(Ndërhyrje nga Blakaj) Për çka janë ndarë ato mjete? (Haradinaj: Për kompleksin memorial Adem Jashari). (Blakaj: Në kompleks janë bërë shumë punë o kryetar dhe nuk janë ndarë për konservim, sepse nuk kanë mundur me u ndarë mjetet pa e pasur projektin. (Haradinaj: Tregomë ti mua nëse shembet nesër, kush e ka përgjegjësinë direkt? (Blakaj: Direkt e ka Qeveria e Kosovës dhe parlamenti i Kosovës dhe brenda tyre hynë edhe Agjencia për Komplekse Memoriale. (Haradinaj: Mediat, mos të bëjmë hajgare shumë. (Blakaj: Jo unë nuk po bëjë hajgare, unë jam shumë serioz kryetar. As nuk kam ardhur me bërë hajgare, por mediat po shkruajnë dhe po marrin informacione me burime që nuk janë aspak zyrtare, e i kanë burimet ku munden me i marr. (Hara dinaj: Ti mundesh me reaguar, asgjë tjetër. Mediat tash këtu i paskan fajet. (Blakaj: Nuk thash që i kanë fajet, por thash se fajet i kemi të gjithë dhe prapë nuk tërhiqem prej asaj, se fajtor jemi të gjithë bashkë me Komisionin parlamentar”, kështu është zhvilluar debati ndërmjet Idriz Blakajt dhe Daut Haradinajt për gjendjen e Kullës së Jasharajve në Prekaz.

Deputetja Ganimete Musliu, ka kërkuar shpjegime nga Idriz Blakaj për planin e konservimit të Kullës, sepse sipas saj, trashëgiminë më të madhe të luftës së fundit po e humb vendi.

Musliu: Jemi duke humbur trashëgiminë e luftës së fundit

“Trashëgimin më të madhe që na ka lanë lufta e fundit në Kosovë, ne jemi duke e humbur. Kështu që unë konsideroj që, e thatë edhe ju në fjalën tuaj(idriz Blakaj) se edhe sot me u shpall tenderi është vonë... edhe pse absolutisht është pika më e ndjeshme për mua sa herë që flas. Konsideroj që jemi vonë, mirëpo unë kisha dashur ndonjë sugjerim  nga ju se çka duhet të bëjmë prej këtij momenti që t’i shpëtojmë këto kulla? Cili është rekomandimi ose sugjerimi juaj, pa u ndalur në ato “jo kam thënë, jo ke thënë”, ka shtuar deputetja Musliu.

Deputeti Enver Hoti, ka thënë se shumë më e ndershme do të ishte të jepte dorëheqje Idriz Blakaj nga AMKM se sa të punonte në kushte të pa favorshme dhe të ankohej sot për mos plotësim të kushteve.

Hoti: Blakaj ishte dashur me dhënë dorëheqje, jo me e mbajtur peng Agjencinë

“I nderuar kryetar i Agjencisë, sinqerisht unë dëgjova prej juve gjëra, që ato çka ju i thatë këtu, sigurisht që moralisht është dashur me dhënë dorëheqje shumë më herët. Nëse s’ke pasur kushte për me punuar dhe që ishte dashur me i pasur 50 punëtorë, ai organ që të ka formuar të ka lënë vet , nuk e di çfarë Agjencie je dhe çfarë përgjegjësie ose peshe ke. Andaj, puna më i mirë që ishte dashur me bërë, ishte me dhënë dorëheqje, jo me mbajtur peng”, ka thënë Hoti. 

Edhe deputeti Andin Hoti ka kërkuar nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovë që të ketë një kujdes më të madhe ndaj kullës së Jasharjave në Prekaz dhe atyre në tërë vendin.

Blakaj: Për konservimin e Kullës së Jasharajve nevojiten 6 milionë euro

Në Komisionin për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor sot është diskutuar për gjendjen e kompleksit memorial "Adem Jashari" dhe nisma legjislative për Projektligjin për kompleksin memorial "Adem Jashari" në Prekaz.

I ftuar ishte drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës AMKMK, Idriz Blakaj, i cili tha se gjendja aktuale e kullës së Jasharajve në Prekaz është alarmante dhe në gjendje të rëndë.

“Edhe sot me u bërë Ligji për kompleksin memorial Adem Jashari është vonë, andaj mjetet për konservim të kullës nevojiten 6 milionë euro dhe nuk mjaftojnë 100 mijë euro dhe fajtor për gjendjen e rëndë janë të gjitha institucionet duke përfshirë edhe deputetët e kuvendit”, ka thënë Idrizi.

Sipas tij, kjo agjenci nuk ka as staf dhe as kushte për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale.

Daut Haradinaj kryetar i këtij Komisioni ka thënë se për gjendjen e rëndë të kullës së Jasharajve është përgjegjës pikërisht AMKMK.

Ganimete Musliu ka kërkuar shpjegime nga Idriz Blakaj për planin e konservimit të Kullës.

“Trashëgiminë më të madhe që na ka lënë lufta e fundit është duke humbur sot dhe shkatërruar. Fajtor jemi të gjithë dhe çka mundemi të bëjmë që prej sot ti shpëtojmë këto kulla?”, ka thënë Musliu.

Enver Hoti, deputet ka thënë se shumë më e ndershme do të ishte të jepte dorëheqje Idriz Blakaj nga AMKM se sa të punonte në kushte të pa favorshme dhe të ankohej sot për mos plotësim të kushteve.

Komisioni për Bujqësi ka ndërprerë mbledhjen për shkak të mungesës së kuorumit në seancën plenare që po zhvillohet në Kuvend.

Haradinaj paralajmëroi se Komisioni vazhdon mbledhjen sot në orën 13.00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test